MENU
klinika

Gjendet i djegur mjeti i autorëve

Atentat me armë ndaj 46-vjeçarit, “blindohet” Berati

26.08.2024 - 18:15

Një person me precedentë të mëparshëm penalë i ka shpëtuar ditën e hënë një atentati në zonën e Beratit.

Raportohet se persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar, teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku i Fierit dhe për këtë janë angazhuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet

Fëmijët u zunë te pularia dhe ndërhynë prindërit

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, si nisi gjithçka

Xhaxha e nip u vranë teksa po pinin kafe në lokal

U qëlluan me breshëri automatiku, publikohen fotot e dy viktimave