MENU
klinika

Vrau të moshuarin dhe tentoi të fshihte krimin

Burg për Blerti Kanushin, arrest shtëpie për bashkëpunëtoren

25.08.2024 - 12:19

Shkalla e parë e gjyqësorit ka lënë në burg pa afat Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor i vrasjes së 72 vjeçarit Faik Ajdini në Zhapokikë të Memaliajt.

Në arrest shtëpie do të qëndrojë Darovi Ajdini. Kjo e fundit akuzohet për zhdukje të provave të krimit.

Fillimisht ka qenë prokurori Bledar Bala i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhapokikë, ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.

Ky i fundit ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke ia lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij, Malo Sadikaj. Ky i fundit dhe avokati tjetër i të arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kane sqaruar pozitën e klientëve të tyre duke kërkuar masë më të lehtë.

Më pas, kryesuesja e seancës Entela Selmanaj ka vendosur masën arrest në burg per Blerti Kanushin dhe arrest në shtëpi për Darovi Hajdinin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia: Çifti nxiti të riun që t’i merrte jetën

Zbardhet vrasja makabre e Faik Hajdinit, arrestohen katër persona!


Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë