MENU
klinika

“U paralizova nga dhimbjet”

Cardi B rrëfen situatën që për pak i mori jetën

10.08.2024 - 09:20

Reperja e njohur Cardi B zbuloi se një aksident i frikshëm i kohëve të fundit pothuajse rezultoi në një abort. Reperja e cila është shtatzënë me fëmijën e tretë rrëfeu përvojën e frikshme për ndjekësit e saj përmes X në fillim të kësaj jave.

“Po zbrisja shkallët dhe rrëshqita pak”, shpjegon këngëtarja e “I Like It”, shkruajnë mediat e huaja.

“Praktikisht u rrëzova, por po përpiqesha të parandaloja veten kështu që u mbajta në parmakët e shkallëve.”

“Kam pasur një aksident të tmerrshëm” tha ajo. “U paralizova për një moment. Mu desh të merrja aq shumë morfinë ultravenoze sa për pak u bëra e varur.”

Reperja njoftoi se ka kërkuar divorcin nga partneri dhe babai i fëmijëve Offset teksa është sërish në pritje të ëmbël. Fituesja e Grammy-t ka konfirmuar se Offset është babai i fëmijës së tretë, megjithëse ajo këmbëngul se nuk dëshiron mbështetje prej tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet publikisht për ndjenjat

“E dua Cardi-n”, Offset pranon gabimet

“Shpërthen” Mauro Icardi

“Ajo është bërë karagjozja e botës”