MENU
klinika

Futbollisti shqiptar do stërvitet me 21-vjeçarët

Chelsea përjashton Brojën nga ekipi i parë

10.08.2024 - 19:59

Armando Broja është një emër i nxehtë në merkaton e kësaj vere. Milan dhe Juventus janë dy ekipet më në zë që kanë shfaqur interes për të, ndërkohë që përflitet se një ofertë 32 milionë euro nga Everton është refuzuar për 22-vjeçarin shqiptar.

E teksa merkatoja zien, Chelsea ka marrë një vendim drastik për sulmuesin kuqezi, duke e përjashtuar nga ekipi i parë.

Broja është në mesin e tre lojtarëve që janë dëbuar nga tekniku Enzo Maresca dhe do të duhet që të stërvitet në vijim me të rinjtë e klubit londinez. Së bashku me të, në listë është edhe sulmuesi belg Romelu Lukaku e mbrojtësi anglez Trevoh Chalobah.

Ky vendim i Marescas vjen në kuadër të merkatos, pasi klubi i Chelsea-t po punon që të akomodojë tre futbollistët në ekipe të tjera për sezonin e ri, duke i pasur në listën e shitjeve.