MENU
klinika

Lejoi ndërtimet e paligjshme

Dënohet me burg kryeinspektori i Bashkisë Divjakë

03.08.2024 - 11:26

Kryeinspektori i Bashkisë Divjakë është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për ‘Shpërdorim detyre’ pasi akuzohet se lejoi ndërtimet e paligjshme.

Gjatë hetimeve, sipas organit të akuzës, ka rezultuar se kryeinspektori me iniciale R.L., me mosveprimet e tij dhe duke mos përmbushur detyrën funksionale, nuk ka paraqitur kallëzim për rastet e ndërtimeve të paligjshme.

Sipas prokurorisë, këto veprime përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kanë sjellë dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Ndërsa Gjykata e Fierit vendosi deklarimin fajtor i të tij, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Njoftimi i Prokurorisë:

Kryeinspektori i Bashkisë Divjakë dënohet me kërkesë të Prokurorisë së Fierit për ‘Shpërdorim detyre’, lejoi ndërtimet e paligjshme

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet në lidhje me procedimin penal nr.346, dt.14.06.2021 dhe dërgoi në gjyq shtetasin R.L., kryeinspektor i Bashkisë Divjakë për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve rezultoi se, shtetasi R.L, me detyrë Kryeinspektori i IMTV Bashkia Divjakë, me mosveprimet e tij dhe duke mos përmbushur detyrën funksionale, nuk ka paraqitur kallëzim për rastet e ndërtimeve të paligjshme duke vepruar në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” neni 5, gërma “dh”, si dhe nenit 52 pika 7, të ligjit nr.107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto veprime përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kanë sjellë dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Ndaj kërkesës së prokurorisë në lidhje me procedimin e mësipërm, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vendosi deklarimin fajtor i të pandehurit R.L, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier