Vizita e papritur e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns në Ballkan duket se e gjeti rajonin të papërgatitur. Ashtu si zbarkimi i paparalajmëruar, të papërgatitur ishin liderët e shteteve, edhe për mesazhet e fuqishme që morën, duke nisur që nga lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik tek presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Duke marrë parasysh agresionin rus në konfliktin dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, nuk mund të thuhet se ishte i prirshëm qëndrimi i një zyrtari të lartë amerikan në Ballkanit Perëndimor. Pas largimit të shefit të CIA-s duket se kanë mbetur shumë të panjohura për vizitën e Burns në këto shtete. Megjithatë, diçka duket se është bërë e qartë, fakti që “fitimtari” ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Me vizitën në Kosovë të enjten dhe të premten, drejtoria e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, përfundoi turneun disa-ditor, mesa duket me “lajme të mira” për Kosovën dhe liderin e saj.
Kosova “dominon” Serbinë
Çështja e Kosovës, qe më së shumti temë diskutimi mes shefit të CIA-s, William Burns me zyrtarët serbë, në vizitën e tij që pati së fundi në Beograd. Kështu raporton gjiganti mediatik ndërkombëtar BBC në shërbimin e saj serb, referuar disa burimeve megjithëse jozyrtare. “Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në artikullin e tyre. Ndryshe nga BiH, vizitat në Beograd, nëse ka pasur, mbahen rregullisht sekrete. Dhe këtë herë, kur Burns mbërriti në Serbi, nuk pati njoftime zyrtare. “Kemi pasur një takim të dobishëm, të sjellshëm dhe të rëndësishëm”, tha presidenti Aleksandër Vuçiç për vizitën e shefit të CIA-s. Thuhet se shefi i CIA i dha ultimatum Vuçiçit që të zgjidhë krizën me Kosovën. Duke iu përgjigjur pyetjes së BBC-së në gjuhën serbe, ai shtoi, pa hyrë në detaje, se temat ishin “të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë”. Mediat raportuan më parë se Burns ishte pritur në Beograd nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe drejtori i saj, Vladimir Orliç. “Orliq nuk bëri reklamë dhe as BIA”, thotë BBC.
Përfitimet për Kurtin
Vizita e shefit të inteligjencës amerikane në Kosovë erdhi në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës. Të gjithë menduan, se Kurti do të shpallet “non grata” për shkak të qëndrimeve të tij të forta kundër Serbisë. Kjo nuk ndodhi. Ai u ftua madje nga administrata “Biden” në SHBA para vizitës me kreun e CIA. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama nuk morën një ftesë të tillë nga amerikanët. Në këtë kontekst, duket se Kosova po zbaton me përpikmëri “udhëzimet” e SHBA dhe BE-së, ndaj vizita e Burns tingëllon si një konfirmim për veprimet e Prishtinës, por edhe konfirmim e Kurtit si lider që punon për Kosovën. Çdo vendim që Kurti ka marrë në favor të shtetit kosovar, në fund është pranuar nga ndërkombëtarët dhe “gëlltitur” në heshtje dhe nga Beogradi.
Lëshimet e Brukselit
Nga ana e tij, Brukseli po ashtu ka filluar të “shpërblejë” Kosovën. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës. Në rekomandimin e tij, Borrell ka shkruar se “vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politik dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Prishtinë-Beograd, që lehtësohet nga BE-ja, mund të ecë përpara”.Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë nisën detyrën e tyre në komunat në veri. Megjithatë, trajektorja po ndryshon, ashtu si dhe drita në të cilën shihet Kosova nga ndërkombëtarët.