11.08.2024 - 13:12
Shqipëria ka arritur të fitojë dhe medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, kësaj radhe me Islam Dudaev, i cili triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg.
Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12.
Kjo është medalja e dytë historikë në Lojërat Olimpike për vendin tonë, sërish në mundje, pas asaj që arriti mbrëmjen e djeshme Chermen Valiev.
Kështu Shqipëria i mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme Lojërat e Parisit, duke u larguar me dy medalje si asnjëherë më parë.