MENU
klinika

Politikanet që mund të bëhen “krahu i djathtë” i Mark Rutte

Dy gra nga Ballkani mund të udhëheqin NATO

16.08.2024 - 14:54

Pas muajsh thashetheme, më në fund u konfirmua se Mark Rutte do të bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s. Ai do të marrë zyrtarisht drejtimin nga Jens Stoltenberg më 1 tetor. Me Rutte, aleatët e NATO-s kanë zgjedhur një palë duar të sigurta në kohë të trazuara. Pasi shërbeu si Kryeministër i Holandës për gati 13 vjet, historia e Rutte për ndërtimin e konsensusit do t’i shërbejë mirë Aleancës për vitet në vijim. Pas një procesi të gjatë dhe të errët, ambasadorët e NATO-s më 26 qershor konfirmuan emërimin e Rutte në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel. Rutte merr NATO-n në një moment kritik. Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës po vazhdon, Aleanca është ndoshta më e rëndësishme se kurrë për të siguruar mbrojtjen kolektive të Evropës. Megjithatë, sfida të rëndësishme janë përpara dhe do të duhet të adresohen nga Rutte në postin e tij të ri. Zgjedhja e tij sidoqoftë është lajm i mirë për Ballkanin, sidomos sepse flitet se numri i dy i NATO-s mund të zgjidhet pikërisht nga ky rajon.

Dy gratë kandidate

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, ish-kryeministri holandez, Mark Rutte, para se të fillojë zyrtarisht mandatin e tij, ka për detyrë të zgjedhë një zëvendëse dhe dy ish-zyrtare nga Ballkani, njëra nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, përmenden në mesin e kandidatëve. “Ky pozicion ka shumë të ngjarë t’i përkasë një gruaje nga Evropa Lindore”, tha për Politico ish-zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu. Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Aleancës, pa emër, duke shtuar se ka një konsensus të përgjithshëm mes aleatëve që dikush nga Evropa Lindore duhet të vijë në atë pozicion. Emri për të cilin flitet shumë është ish-ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska. Nëse zgjidhet, ajo do të ishte zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor deri më tani, e cila nuk vjen nga një vend anëtar i BE-së. Shekerinska aktualisht është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë dhe ka luajtur një rol kyç në pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO katër vjet më parë. Në një intervistë pas pushtimit rus të Ukrainës, ajo hodhi poshtë pretendimet ruse se zgjerimi i Aleancës në lindje është “një plan ogurzi i Perëndimit”. Si kandidate për krahun e djathtë të Rute, përmendet edhe ish-zëvendëskryeministrja e Bullgarisë dhe ish-komisionerja evropiane, Maria Gabriel. Gabrielle nuk ka dashur të komentojë këto dyshime.

Rëndësia e postit

Delegacionet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i komentuan këto kandidatura të mundshme. Ndonëse dy kandidatët nga Ballkani konsiderohen si favorit kryesorë, po përmenden disa emra të tjerë si ish-kryeministri i Letonisë, Krišjanis Karinš, ndërsa Polonia dhe Turqia po mendojnë të propozojnë përfaqësuesit e tyre, sipas dy diplomatëve të NATO-s. Zëvendësi aktual i Rutës , Mircea Gioana, po jep dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë në nëntor, thanë zyrtarët e NATO-s për “Politico”. Roli i Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ka fituar rëndësi gjatë dekadës së fundit, vëren Oana Lungescu. Mbajtësi i këtij pozicioni zëvendëson shefin e tij dhe kryeson dy herë në javë takime me 32 ambasadorët në Këshillin e Atlantikut të Veriut, ose në çdo takim të jashtëzakonshëm, përfshirë Këshillin NATO-Ukrainë.

“Detyrat” e Rutte

Rute merr detyrën më 2 tetor në një kohë kur Aleanca duhet të forcojë krahun e saj lindor për të parandaluar çdo agresion të mundshëm rus , thekson portali i Brukselit, duke shtuar se prandaj njohja e thellë e doktrinës së Kremlinit është e rëndësishme kur zgjedh pasardhësin e Rute. Rutte do të duhet të zhvillojë më tej rolin e NATO-s në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Një sfidë tjetër është rikthimi i mundshëm i Donald Trump si President i SHBA. Me zotimin e Trump për të tërhequr fondet e SHBA-së për Ukrainën nëse rizgjedhet, ky është një rrezik i madh për aleatët e NATO-s. Kjo do të dëmtonte besueshmërinë e mbështetjes së Aleancës për Ukrainën. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ekziston nevoja për të reformuar arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë