MENU
klinika

“Hatixhja dhe Shabani”

Filmi më i ri i Visar Morinës

07.08.2024 - 14:17

Kanë filluar xhirimet e filmit artistik të gjatë “Hatixhja dhe Shabani” me regji të Visar Morinës, regjisor që tashmë ka shënuar suksese në festivale të ndryshme të botës.

Për fillimin e xhirimeve të filmit është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Qendrës Kinematografikë të Shqipërisë, të cilët edhe kanë ndarë pamje nga xhirimet.

Njoftimi i plotë:

Filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë me titull «Hatixhja dhe Shabani», regjia Visar Morina, produksion i «Vicky Bane UG & Schuldenberg Films» GBR, Gjermani, në koproduksion me «On Film Production», Shqipëri, «Eagle Eye Films», Kosovë, «Vertigo», Slloveni, dhe «List Producija», Maqedoni e Veriut.

Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kategorinë koproduksion në pakicë (minority coproduction), dhe EURIMAGES.

Refuzoi rekrutimin nga Sigurimi, por FBI-ja e përndoqi si “agjent komunist”

Historia e Peter Priftit dhe vëllait të tij

Nga Tolstoy deri te mbreti Henry VIII i Anglisë

Letrat më të famshme të dashurisë!