MENU
klinika

“Mbylle telefonin se po digjem”

Fjalët e fundit të gruas që humbi jetën nga zjarret në Greqi

14.08.2024 - 10:18

Një zjarr vdekjeprurës dhe me përhapje të shpejtë shpërtheu në disa lagje afër kryeqytetit grek të Athinës të hënën, duke shkaktuar një viktimë dhe përpjekje të shumëanshme shpëtimi të koordinuar me aleatët evropianë.

Gruaja që ndërroi jetë si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë ditët e fundit, ishte një 62-vjeçare me origjinë moldave. Ajo u gjet e vdekur në banjën e biznesit ku punonte, ku ishte futur për t’u mbrojtur, por ishte e kotë. Nadia kishte më shumë se 20 vite që punonte në fabrikën Patima Chalandriu, në të cilën punonin 17 persona.

“Shumica e kishin lënë biznesin më herët përpara se të ishte në rrezik. Viktima quhej Nadia”, tha një koleg për Ekathimerini. Ajo ishte 62 vjeçe, me origjinë nga Moldavia dhe kishte punuar atje për 25 vitet e fundit. Ajo kishte dy fëmijë në vendlindjen e saj dhe në Greqi thuhet se jetonte vetëm.

Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.

“E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjemi, mbylle telefonin’. Ajo ishte e frikësuar… “, tha një nga kolegët e saj, raporton Protothema.

Gruaja fatkeqe nuk arriti të dilte nga biznesi, i cili është shkrumbuar krejtësisht. Të gjitha pajisjet janë shkrirë, ndërsa një pjesë e saj është shembur nga tavani.

Gjatë gjithë natës djali i pronarit me zjarrfikësit dhe disa punonjës ishin në kërkim të gruas fatkeqe, e cila u gjet e bllokuar në tualetin e fabrikës. Ditën kur humbi jetën, ajo do të niste pushimet.

“Më telefonoi dhe më tha se “është në zjarr”. Unë i thashë asaj ‘çfarë po bën atje’ dhe më pas linja u shua”, tha pronari i fabrikës.

Që në atë moment linja u shkëput dhe nuk e dinte çfarë kishte ndodhur derisa u gjet në tualetin e shkrumbuar nga flakët.

Si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë

Media greke lëshon bombën: Beleri i lidhur me MAVI!

Humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Kretë

Çfarë duhet të dinë qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Rregullat e reja të hyrjes në BE