MENU
klinika

“Kam thyer 3 brinjë"

Halle Berry tregon prapaskenat “e frikshme” të karrierës

15.08.2024 - 09:20

Halle Berry ka thyer të paktën 10 kocka dhe ka mbetur pa vetëdije tre herë në sheshe filmash. Aktorja 57-vjeçare ka folur për serinë e incidenteve dhe plagosjeve që ka pësuar gjatë karrierës duke punuar në filma aksion.

“Unë jam rrëzuar pa vetëdije tre herë”, tha ajo ndërsa fliste për Netflix për të promovuar filmin e ri “The Union”, shkruan DailyMail.

Ajo vazhdoi: “U thye një krah, theva brinjët dy herë – dy brinjë një herë, tre brinjë një herë tjetër. Theva dhe dy gishta”.

Në vitin 2021, fituesja e “Oscar” shkoi në spital pasi theu brinjët gjatë xhirimit të skenave të sherrit për filmin e saj, “Bruised”. Ajo zbuloi se priti tre ditë për të kërkuar kujdes mjekësor. Në vitin 2003, Berry theu një kockë në parakrahun e saj të djathtë, gjë që vonoi xhirimet me disa javë në “Gothika”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN