Fituesi kontensohet radhë, por në rastin e Imane Khelif asgjë nuk ka të bëj me performancën në ring. Boksierja algjeriane, e kontestuar për shkak të dyshimit gjinor arriti të rrëmbej medaljen e artë Olimpike në kategorinë deri në 66 kilogramë.
Dominimi i saj ishte i jashtëzakonshëm kundër dy herë kampiones së Botës, Xhang Liu të Kinës. Khelif nuk humbi asnjë raund në ringun francez, për ta kurorëzuar aventurën në këto Lojërat Olimpike.
Fitorja e bën 25-vjeçaren femrën e parë arabe që merr medaljen e artë Olimpike në Boks. Gjithashtu, kjo ishte e dyta për Algjerinë në turneun e mbajtur në Paris.
Lazizbek Mullojonov i Uzbekistanit fitoi medaljen e artë në boksin e peshave të rënda për meshkuj. Me vendim unanim të gjyqtarëve, ai mposhti Loren Alfonso të Azerbajxhanit. 25-vjeçari ishte superior mbi rivalët, për të koleksionuar 4 fitore dhe u ngjit në majën e podiumit olimpik.