MENU
klinika

“Dyshoj hakmarrje për…“

Iu bë atentat me armë zjarri, dëshmia e 46-vjeçarit

27.08.2024 - 10:51

Altin Halili i shpëtoi mrekullisht atentatit ditën e djeshme, pasi mjeti i tij u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte në lëvizje në Berat.

Në lidhje me këtë ngjarje Halili ka dhënë dëshminë në polici. Ai është shprehur se ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ku një makinë i bëri pritë dhe 3 persona nisën ta qëllonin me breshëri kallashnikovi.

Ai është shprehur se nuk ka konflikte tjera dhe se dyshon se atentati i është bërë si hakmarrje për vrasjen që ka kryer në 1997. Në ’97 Halili vrau me armë zjarri Sokol Kaloshin.

“Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997, s’kam konflikt tjetër. Pashë që më kishte zënë pritë një makinë dhe brenda ishin njerëz të maskuar”, ka thënë ai.

Për krimin ai u dënua me 15 vite burg dhe u lirua në vitin 2010. Pas lirimit ai u largua në Itali, ku pas 14 vitesh vendosi të rikthehej në Shqipëri.

Edhe pse kanë kaluar 27 vite nga vrasja e Sokol Kaloshi duke se dëshira për hakmarrjen është akoma e freskët. Autorët duken se e kanë ndjekur Halilin dhe kanë pritur momentin e duhur për të kryer atentatin, që fatmirëisht nuk pati të lënduar.

Kujtjmë që ditën e djeshme mjeti që drejtonte Halili u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa më pas autorët u larguan dhe për të zhdukur gjurmët, mjetin me të cilin kryen atentatin e dogjën në fshatin Kozare.

Njoftimi i policisë dje:

Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.

Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!