MENU
klinika

Detaje shokuese!

“JLo ndihet e tërbuar nga ndarja me Ben Affleck”

06.08.2024 - 13:14

Jennifer Lopez ndihet e poshtëruar dhe e tradhtuar, pas ndarjes nga Ben Affleck.

Një burim për Page Six thotë se ylli latin ndihet e poshtëruar nga sjellja e të dashurit të saj, pasi ai ishte i pari që bëri lëvizjen për t’u ribashkuar dhe tani po prish martesën e tyre.

“Ajo është e tërbuar. Ajo ndjen se ai e poshtëroi atë. Ishte ai që donte që ata të ribashkoheshin dhe të ishin bashkë”, thotë burimi.

Aktori dhe këngëtarja zbuluan se janë rikthyer bashkë në korrik 2021, menjëherë pasi Lopez u nda nga Alex Rodriguez. Çifti ka qenë bashkë nga viti 2002 deri në vitin 2004 dhe u ndanë pak para se të ngjiteshin në shkallët e kishës për të bërë betimin e tyre.

“Lopez mendon se e ka poshtëruar sepse e ka bindur se ajo është dashuria e jetës së tij dhe e ka bërë të mendojë se marrëdhënia e tyre është gjëja më e rëndësishme”, thotë burimi.

Përveç kësaj, burimi ka theksuar se Lopez është shumë e mërzitur pasi kjo gjendje prek edhe fëmijët e tyre.

“Janë pesë fëmijë të përfshirë në këtë. Ai e dinte se ata do të bashkonin familjet e tyre. Ai nuk e ka pranuar plotësisht që ka mbaruar”, thotë ajo.

Burimi zbuloi se nga ana e tij, Affleck po vonon kërkesën për divorc, pasi po përpiqet ta nxjerrë atë nga pozita e vështirë dhe të mos i shkaktojë më stres. “Affleck është shumë mbrojtës ndaj saj ”, thotë burimi në mbyllje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me vlerë 18 milionë dollarë...

Brenda strehës së dashurisë së “Bennifer”

Gjërat po ecin me hapa të shpejtë!

Jennifer dhe Ben çojnë lidhjen në një tjetër nivel