Vera nuk do të thotë vetëm relaks, pushime, apo deestinacione ekzotike. Do të thotë të zhvishesh dhe të tregosh linjat që teorikisht duhet të jenë sa më perfektë.
Aktorja e famshme e Hollivudit Kate Winslet, një model unik i bukurisë, shpesh është etiketuar nga publiku, por ndonjëherë dhe kolegët e saj me një “fizik të trashë”. Por ylli i kinematorgrafisë i tregoi publikut disa herë se fiziku nuk e pengoi të arrinte suksese të një pas njëshme në karrierën e saj. Në vitin 2009 ajo mori çmimin Oskar për “The Reader”, etj.
Kur një fotograf iu afrua për ta fotografuar, i tha aktores të mbante shpinën drejtë që barku të mos dukej në përmasa të mëdha. Por, Winslet i tha ta fotografonte pa problem ashtu siç ajo ishte: “Ndjej një lehtësim të madh kur shoh shumë gra të reja që pranojnë veten dhe linjat trupore ashtu siç janë. Sepse nuk shoh asnjë vajzë në moshën time që të shihet në pasqyrë dhe të thotë “sa e bukur që jam””, u shpreh aktorja.