MENU
klinika

Gerladina Apponyi

Kontesha hungareze që u bë mbretëresha e shqiptarëve

06.08.2024 - 14:40

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot, në ditën e saj të lindjes, mbretëreshën Geraldina (1915-2002).

Ajo vinte prej një familjeje shumë të njohur hungareze, origjina e së cilës datonte e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga arpadët, në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë arpadiane. E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, konteshë Geraldina u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës, në Austri, ku mbaroi Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Financiare.

Konteshë Geraldina iu përkushtua me gjithë shpirt skenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj.

Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri, Geraldina iu përkushtua shtresave në nevojë. Kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Ajo punoi edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësinë e emancipimit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe