Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri që prej ditës që konfirmuar hapur lidhjen mes tyre, nuk i fshehin më daljet e tyre së bashku apo dedikimet romantike për njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme Mozzik ka performuar në një nga koncertet ku ka qenë i ftuar.
Nuk mungoi një postim i partnerës së tij në të cilin shfaqej këngëtari duke kënduar dhe ajo duke i dedikuar puthje. Mozzik e ka rihedhur postimin InstaStoryn e tij dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin “Të dua.”
Çifti tani janë shfaqur mjaft i lumtur dhe i dashuruar para ndjekësve me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë. Tashmë lidhja midis çiftit është bërë edhe familjare.
Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, është shprehur se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.
“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, ka rrëfyer Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.
Ai është shprehur se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.
“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.
Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, tha Mozzik.