Ndërtimet e reja në të gjithë Shqipërinë do të vijojnë edhe më tej bazuar në shtimin e sipërfaqeve të lejeve të dhëna edhe në 3 mujorin e dytë të vitit. Instituti i Statistikave bën të ditur se për periudhën prill-qershor janë dhënë 354 leje me një sipërfaqe totale 844.137 m2. Një rritje me 29.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Janë ndërtesat për banim ato të cilat zënë edhe përqindjen më të lartë të lejeve me 70.7%, pjesën më të madhe të të cilave e zënë ato me më shumë se 3 kate ose ndërtesa për komunitetet. Në ndërtesa jorezidenciale të cilat zënë 18% të totalit përfshijnë lejet për hotelet, ndërtesat tregtare industriale por dhe zyrat. Por edhe punimet inxhinierike kryesisht tek linjat e ujësjellësve.
Ndalur sipas qarqeve, Tirana kryesor në lejet e ndërtimit por dhe sipërfaqeve. Sipërfaqet e lejeve për ndërtesat e reja arritën në 667 mijë metër katror, një dyfishim krahasuar me prill-qershor 2023. Pasuar më tej nga Durrësi, Vlora, Elbasani.
Sipas INSTAT vlera e ndërtimeve në vend arriti në 33.7 miliardë lekë nga 24.4 miliardë lekë të tremujorit të dytë 2023. Ndërsa në gjysmën e parë të vitit kjo vlerë e ndërtimeve arriti në 47.3 miliardë lekë. Ndërsa sipërfaqja mbi 1.2 milionë metra katror.