MENU
klinika

Çfarë po përgatit qeveria?

Ndryshimet drastike që do të ndodhin me pensionet

06.08.2024 - 14:14

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço ka komentuar zhvillimet e fundit për pensionistët. Në një intervistë për Scan Tv, ai shprehet se skema e re e pensioneve që do të gjej vitin e ardhshëm do të bëjë këto ndryshime të mëdha. Sipas tij, po përgatitet ulja e kontributit dhe të punës për pension të plotë dhe pension minimal. Nga ana tjetër, Muço ka thënë se zgjidhjet dhe një ndër pikat të cilat po trajtohen si mund të ndërhyhet dhe janë pensionet private. Ai shprehet se skema private do të jap një kontribut shumë të madh në të ardhmen, por nuk problemet e problemeve të cilat kemi ne sot. Po ashtu ai ka folur edhe për arsye e madhe që do të favorizojë pensionet e ulëta, ku qeveria ka dhënë lajmin se nuk do të ketë më pension më pak se 150 euro.

-Qeveria shqiptare me asistencën e Bankës Botërore, shumë shpejt do të prezantojë reformën e pensioneve që shumë shpejt do të gjej vitin e ardhshëm. Në këndvështrim, çfarë mendoni se duhet të jetë kjo skemë e si të jetë qasja e saj?

Për të bërë skemën aktuale të pensioneve, është gati 1 dekadë për ta përmbyllur, që në 2015-ën. Përgjatë viteve të fundit u vunë re defektet që kjo skemë solli. Praktikisht u pa që mosha mesatare e popullsisë u rrit në mënyrë të ndjeshme. Nëse në vitin 2015, mosha e viteve të kontributeve, do të kalonte gradualisht deri në 2033-shin nga 35 vite kontribute e deri në 40 vjet, e kështu me radhë. Ajo që u pa përgjatë viteve të fundit, po shikohet se numri i pensionistëve po rritet, numri i kontribuuesve po rritet në mënyrë anemike, popullsia po plaket. Është vënë re që përgjatë viteve të fundit, viteve e kontributeve po bien në mënyrë shumë të ndjeshme. Që do të thotë se ka patur shumë persona që tashmë dalin në pension dhe kanë punuar përgjatë viteve 90-2005, ku ka patur një informalitet të lartë, ku edhe pse kanë punuar përgjatë kësaj periudhe nuk kanë derdhur kontribute. Ose anasjelltas, kanë punuar dhe vetë me dëshirë nuk kanë derdhur kontribute. Praktikisht, janë një sërë problematikash që duhen zgjidhur. Reforma që po diskutohet me Bankën Botërore, janë pikërisht këto, si do zgjidhin problemin e viteve të kontributit, do të diskutohet që të reduktohen vitet e kontributit, një tjetër formë diskutimi është sesi do të përshtaten pensioni i pleqërisë me nivelin e ndihmës sociale, gjithashtu si do të zgjidhet dhe kjo plakje e shpejtë e popullsisë apo raporti që po shkon drejtë barazimit, numri i kontribuuesve me numrin e përfituesve, e cila mund të zgjidhet ose me rritjen e moshës së pensionit ose duke rritur pagat mesatare apo përqindjen e kontributit. Është një sfidë e madhe zgjidhja e sistemit të pensionit që kemi ne aktualisht.

-Duhet të merret parasysh skema e pensioneve private?

Sigurisht pasi është një zgjidhje dhe një ndër pikat të cilat po trajtohet si mund të ndërhyhet në skemën e pensionit privat dhe si mund të përfitojnë profesionistët. Skema private do te jap një kontribut shumë të rëndësishëm në të ardhmen por nuk zgjidh problemet të cilat kemi ne sot. Skema private e pensionit do të jetë një formë për ata që do të përfitojnë një pension në të ardhmen e jo për ata të cilët do të marrin pension për 2-3 vitet e ardhshme.

-Mendoni se emigracioni po edhe ulja e numrit të lindjeve, mund të jenë arsyeja kryesore e plakjes së popullsisë dhe problemeve që po has skema aktuale e pensioneve?

Problemi në këtë rast është multidimensional, jo vetëm me një fenomen. Nga viti në vit kemi patur një ulje të popullsisë, duke kaluar përtej debatit të CENSI-t 2.4 milion banorë, nëse mund të jenë vërtetë kaq pasi në mënyrë informale thuhet për më pak se kaq. Aspekti i parë lidhet me shqiptarët të cilët janë larguar jashtë vendit dhe kanë krijuar familjet e ndërtuar jetën në një vend tjetër. Aspekti i dyte lidhet me rënien e lindjeve që ka dhënë efektin e saj duke rënë dhe koeficienti nga 3 fëmijë tani lindin 1 e max 2. Informaliteti ka ndikuar shumë, e këto shihen si një sfide jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e zhvilluara si Gjermania apo vende të tjera. Largimi masiv i shqiptarëve shihet si sfida më e madhe e viteve të fundit.

-Në një deklaratë e bërë nga ministri Gonxhja e bërë në Kongresin e PS, tha se nuk do të ketë pension nën vlerën e 150 euro dhe në fjalën e tij iu referua pensioneve të fshatit që janë më të ulta sesa ato të qytetet. A është një lajm i mirë ky në raport me skemën e pensioneve?

Përtej debatit që është lajmi i mirë për skemën e pensioneve, por është një lajm i mirë për pensionistët dhe Shqipërinë në tërësi. Unë e shikoj si një aspekt pozitiv, e uroj të mos jetë një deklaratë në funksion të fushatës elektorale por të jetë një diçka konkrete përtej aspektit të zgjidhjes së problemit të skemës. Përtej problematikave që ka skema e pensioneve duhet të jetë një uniformë ku edhe shqiptarët të jetojnë me dinjitet pasi të jetosh në fshat me një pension me 9000 lekë të reja është gati gati e pamundur duke menduar rritjen e kostos së jetesës.

-Sa i përket fushatave të fundit të rritjeve të pagave, mendoni se kjo ka ndikuar për mirë për të ardhurat në skemën e sigurimeve shoqërore?

Pikërisht mendoj se rritja e pagave në administratën publike nuk është një formë që është përdorur shumë mirë nga qeveria për fushatë por realisht por qëllimi i vërtetë i rritjes së pagave ka qenë pikërisht për skemën e pensioneve e cila po shkonte drejt evotit. Po të kemi parasysh të dhënat para ndërhyrjes së rritjes së pagave në administratën publike apo edhe pas, shikojmë se skema është përmisuar në mënyrë të ndjeshme. Unë e shikoj si një aspekt pozitiv por edhe ka ndikuar dhe kjo ka qenë qëllimi kryesor.

-Është e udhës që të bëhet me detyrim që një pjesë e kontributeve të shkojë për skemën private të pensioneve, ku një pjesë të shkojë për skemën e pensioneve private se nëse e lejmë në mënyrë private sikurse ndodh me shumicën e sektorëve të tjerë ku shqiptarët janë thuajse 0 ose në nivele të ulta për të bërë pensione vullnetare?

Parimisht po, por pastaj ka një problematika të cilat duhen parë më shumë kujdes e studiuar mirë. E para, në një moment që kalon një pjesë të madhe të skemës së pensionit që një pjesë ia kalon dhe shteti në të ardhmen do të ketë më pak të ardhur për të rritur kontributin. E kjo direkt të bëjë në skemën aktuale të pensioneve. Aspekti i dytë është sesi do të investohen këto para nga skema private e pensioneve. Ka një sërë problematikash e si të tilla duhen të sqarohen se çfarë do t’i kthejnë qytetarit kur qëndrojnë nga kompanitë private është pjesa që sfida e sotme është akoma në një bursë të mirfilltë. Vazhdon akoma që të kemi bërë me investimet. Shumicën e kompanive për të rritur investimet apo të shihet si një formë investimi që të gjenerojnë të ardhura por që të kenë një marzh që nuk sjell një lloj garancie që bën të tillë. Sfida për vendin tonë janë shumë të mëdha për vetë faktin që kanë kaluar 30 vite dhe ende kemi të pazgjidhura. Ende vazhdonmë të vuajmë nga emigracioni në masë, nga plakja e njerëzve, nuk janë në skemën e pensioneve, etj. Sfidat janë të mëdha në të ardhmen uroj që të merren seriozisht e t’ju jepet zgjidhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN