MENU
klinika

40-vjeçari shpërthen në lot para hetuesve

Ngjarja në Konispol, zbardhet dëshmia e djalit të çiftit

07.08.2024 - 10:59

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Konispol, ku burri vrau gruan dhe më pas djali ndërhyri në konflikt duke hedhur babanë nga shkallët, duke i shkaktuar vdekjen, zbardhet dëshmia e të birit të çiftit. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Klement Islamajt para oficerëve të policisë. Ai

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari. Klementin Islamaj nga fshati Shalës, u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishte vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj.
“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë