MENU
klinika

Nga Artur Neli

Posti i Drejtorit të Bibliotekës Kombetare të Kosovës, si zgjatim i pushtetit tribal

29.08.2024 - 13:54

Bordi Drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pasi “zbulon” vendbotimin e “Mesharit”, mbi këtë bazë zgjedh drejtoreshën e përgjithshme të saj.

Dy javë më parë mësohet se Bordi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nën orkestrimin e akademikut Bardh Rugova dhe Blerta Ismajli, e njohur si vajza e akademikut të LDK, Rexhep Ismajli, kanë drejtuar së bashku testin me shkrim për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm te Bibliotekes Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.  Dihet se përpjekjet për “zgjedhjen” e drejtorit të kësaj biblioteke kanë filluar që në muajin shkurt. Konkursi i mëparshëm prodhoi një rezultat të papaprecedentë e të pandeshur më parë… Themi të paprecedent sepse nga 13 kandidatët e regjistruar për konkurim vetë 7 prej tyre iu nënshtruan testit me shkrim, por asnjë asnjë prej tyre nuk kaloi.

Pra, procesi pesëmujor për zgjedhjen e drejtorit të ri të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, i cili rezulton qartë një kapitull dështimi, ishte konkursi i dytë i zhvilluar, ku e vetmja që kaloi testin, sipas obortarëve të Bordit të Administrimit të Bibliotekës, ishte poetesha e kudogjendur Blerina Rugova – Gaxha, anipse këdo të pyesësh në mbarë trojet kosovare apo më gjerë nuk di të reciotojë dy vargje të saj dhe doktoreshës së shkencave filologjike. Pragu i vendosur për kalimin me sukses të këtij testimi ishte 50 pikë. Por ajo që në gjuhën administrative quhet “verifikimi paraprak” i kritereve, lejoi vetëm 11 prej kandidatëve që plotësonin kushtet për të vijuar më tej procedurat e tjera të rekrutimit në shërbimin publik. E vetmja që kaloi testin me shkrim në këtë histori kleptokratësh, u tha nga obortarët, ishte dora vetë Blerina Rugova-Gaxha, e cila falë lidhjeve të saj të përfolura me kryeministrin Kurti pritet të emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Po ti besosh deklarimeve të z. Bardh Rugova, kryetar i Këshillit Drejtues të BKK-së, lidhur me finalizimin e këtij procesit ai thotë se ajo është e vetmja kandidate në mesin e 13 personave që morën pjesë në intervistë për këtë pozicion pune dhe për këtë arsye është më e vlerësuara. Por, po, ti referohesh testit të përgatitur për këtë konkurs nga Rugova dhe Ismajli nuk është e vëshirë edhe për një person me formim elementar arsimor se pyetjet që përbëjnë thelbin e këtij testimi janë jo vetëm qesharake dhe pa asnjë sens, por edhe idiote, ndonëse bëhet fjalë për pozicionin e lartë menaxherial të një institucioni kulturor dhe shkencor në rang qëndror. Pyetje të tilla skandaloze gjenden me shumicë në rreth 50 pyetjet e testit, por do të veçonim për nga injoranca në sundimin bibliotekar të Kosovës pyetjen: “18. Ku është botuar dhe ku ruhet kopja e vetme e cunguar, origjinale e “Mesharit” të Buzukut? a) Botuar në Venedik, ruhet në Vatikan; b) Botuar në Romë, ruhet në Vatikan; c) Botuar në Tivar, ruhet në Tiranë; d) Botuar në Romë, ruhet në Tiranë”.  Kaq mjafton për të provuar se bordi drejtues i institucionit më të rëndësishëm kulturor ku administrohet memoria kombëtare në Kosovë tregon injorancë, sepse dihet botërisht se vendi se ku është botuar “Meshari” nuk dihet fare! Kaq mjafton që intervista e fitueses së shpallur në këto rrethana injorantësh dhe analfabetësh që as gjuhën shqipe nuk dine ta shkruajnë sipas standardit dhe rregullave të drejtshkrimit në Bordin e Administrimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të bëhet e pavlefshme dhe të hidhet menjëherë në koshin e plehrave me përbuzje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Po cilat janë kriteret e parashikuara nga ligji dhe aktet e nxjera në zbatim të tij për tu zgjedhur në postin e lartë të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës? Kandidatit të vetëofruar i kërkohet një “Diplomë universitare në: Fakultetin e Arteve, Fakultetin Filologjik, Fakultetin Filozofik, Të ketë të paktën gjashtë (6) vite përvojë profesionale, duke përfshirë të paktën tre (3) vite në pozicione drejtuese”. Po ashtu, i “Kërkohet trajnime të kryera”, së bashku me përvojën, aftësitë dhe karakteristikat personale”. Mandati është katër vjeçar me mundësi rizgjedhjeje.

Zoti Fazli Gajraku ka qenë drejtor i BKK-së, për tetë vite. Atij nuk iu dha edhe një mandat tjetër pasi mandati i dytë i skadoi më 25 shkurt të këtij viti. Ndonëse nuk e kishte kaluar testin, por mos u çuditni gjithçka mund të ndodhë në Kosovën tonë! Fakti që pushteti politik, më saktë lidershipi politik që zotëron çelësat e pushtetit publik ka qasje të tillë feudale dhe e konsideron pozitën e tij zyrtare si pronë të çifligut të babait të vet e komprometon rëndë shtetin e së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Vetë fakti që më 5 qershor 2024 zonjëza Blerina Rugova Gaxha përmes lidhjeve të saj dhe njohjeve të vjetra me lidershipin e vendit siguroi të zgjidhet drejtore në Institutin për Krime të Luftës, vetëm pak ditë më pas, pa asnjë meritëprofesionale apo eksperience shtetërore iu rrit oreksi brenda një muaji nga ëmbëlsia e pushtetit të dhuruar për të mësy  pozita edhe më të larta menaxhuese, duke i vënë syrin pikërisht postit për Drejtore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Dhe ka të drejtë me partinë përpara dhe zotin Kurti pas mund të kapësh çdo maja e brigje sa më donkishoteske?! Radiografia e këtyre zhvillimeve tregon qartë se kjo histori përzgjedhje “drejtorësh” ka qenë një konkurs i fals, i kurdisur për të bërë drejtore bijën e partisë dhe këtë sikundër e argumentuam më sipër e dëshmojnë qartë pyetjet që kemi arritur të sigurojmë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që pret apo kërkon të certifikojë injorancën e bederëve të saj si guvernatorë të administrimit të librit dhe periodikut të Kosovës.

Dhe për të kuptuar më mirë të gjithë procesin e montuar dhe të përgatitur të skenarit të një regjimi tribal për zgjedhjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, kush do qoftë i interesuar duhet të marrë testet e konkursit të parë, i cili u anullua, sepse e njëjta “Doruntinë” nuk e kaloi testin me shkrim.  Por e njëjta personazh e kaloi pa problem testin në konkursin e dytë të shpallur pak ditë më pas vetëm për zonjëzën në fjalë.  Me të drejtë lind pyetja si u iluminua në një kohë kaq rekord Blerina jonë e dashur? Kush është mentori i saj me aftësi kaq të rralla akademike e pedagogjike që arriti në çështje ditësh të shndëronte një aguridhe në studente të ekselencës që mund të përlajë çdo konkurs kombëtar kur bëhet fjalë për drejtorë të rëndësishëm?!  Burime të besueshme brenda ministrisë dhe që po përflitet shpesh në korridoret e saj tregojnë se shumica e pyetjeve ishin të ngjashme me testin e konkursit të parë. Gjithashtu këto burime brenda kësaj ministrie rrëfejnë me shqetësim se përpos shkeljeve të konstatuara në testin me shkrim, injorancës dhe analfabetizmit, po ashtu,ka patur shkelje të rënda ligjore edhe gjatë gjithë procesit të rekrutimit të drejtuesit të lartë të institucioneve publike.

Padyshim gjithë këtë proces për manipulimin e rezultateve dhe shpalljen fiktive të fituesit me qëllim për ti shkuar për shtat pushtetit e përgatitën Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare, i cili është përgjedhjës, me në krye akademik Bardh Rugovën së bashku me disa nga profesorët e Universitetit të Prishtinës për të vënë në krye të institucionit një kandidate kukull që mesa duket i pëlqen pushtetit kleptokrat. Sa për informacion Këshilli Drejtues i BKK përbëhet prej pesë anëtarëve: Prof.dr. Bardh Rugova, Prof. dr. Blerta Ismajli, Prof.dr. Gëzim Selaci, Ervina Halili shkrimtare, dhe Feim Hoxha, i caktuar nga Ministria e Kulturës. Me pak fjalë do të shprehemi se me këta profesorë, këta shkrimtarë dhe poetë katundi, të cilët mburren përpara fshatit të tyre me librat e botuar falë kujdesit të axhës apo mixhës së tyre emigrantë në Europë natyrisht teste dhe zgjedhje të tilla do të priten… Mos harroni se njëra prej anëtarëve të këtij Këshilli është gruaja e drejtorit të Radiotelevizioni të Kosovës z. Rilind Gërvalla i cili edhe pas skandalit të fundit të këtij televizioni nuk tutet nga etja për pushtet përderisa deri më sot nuk ka dhënë dorëheqje…

 

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork