04.08.2024 - 21:40
Kandidati në Himarë i Sali Berishës duket se nuk mendon si ky i fundit. Ose më saktë ka qenë kreu i PD nën arrest shtëpie ai që ka folur i dyti dhe ka shpallur rezultatin pa nisur numërimi i asnjë vote.
Më herët Petro Gjikuria tha se procesi kishte qenë i qetë dhe se cdo rezultat do ta pranonte si verdikt të himariotëve.
Mirëpo për Sali Berishën edhe këto votime ia vodhën, sic deklaron për cdo pale zgjedhje.
Duket se mes opozitës nuk ka një koordinim as për qendrimet që do mbahen pas procesit të numërimit. I vetmi që është i qetë në këtë histori është vetë kandidati, Petro Gjikuria.