Mediat rozë po ‘ziejnë’ nga lajmi i marrëdhënies së re të aktorit të famshëm Johnny Depp, me modelen seksi 33 vite më të vogël, Yulia Vlasova.
Duket se pas divorcit të bujshëm nga aktorja Amber Heard, Depp ka filluar të takohet me një modele 28-vjeçare. Në fakt kjo duket të jetë lidhja e parë e rëndësishme e Depp që nga divorci i tij nga Heard. Ai pati një takim të shkurtër me Joelle Rich, një avokate, por pasi u ndanë në nëntor 2022, jeta romantike e Depp ka qenë private dhe enigmatike.
Takimi i parë Depp i dhe Vlasova, ndodhi në gusht 2021 gjatë Festivalit të 55-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary. Ajo që I ka irrituar fansat e Depp është diferenca e madhe e moshës së çiftit. “33 vite mes të dyve janë shumë” kanë komentuar disa ndjekës dhe po ashtu kanë cekur faktin që vajza e Depp, Lily-Ros, është më afër në moshë me Yulia-n.