MENU
klinika

Fabrikat në krizë, rriten kostot por…

Sektori i prodhimit po goditet nga zhvlerësimi i euros

05.08.2024 - 13:18

Sektori i prodhimit dhe sidomos fabrikat kanë hyrë në një cikël krize, që po nxitet nga zhvillimet negative brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se kostot e prodhimit janë rritur për sektorin e industrisë përpunuese në përgjithësi që nga prodhimi i ushqimeve, veshjeve etj në tremujorin e parë të vitit 2024 në krahasim me tremujorin e parë 2023. Por nga ana tjetër, për shumë degë të industrisë në të njëjtën periudhë, çmimet e eksportit kanë ardhur me ulje, ose janë rritur më pak se çmimet e prodhimit.

Rritja e kostove me ritme më të larta se çmimet e eksportit ul të ardhurat dhe fitimet e fabrikave. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2024, çmimet e prodhimit vendas shënuan rritje me 4.4 pikë për qind, por çmimet e eksportit në të njëjtën periudhë u rritën vetëm me 0.7%. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë, çmimet e prodhimit në industrinë ushqimore shënuan rritje vjetore me 6.2 pikë për qind në tremujorin e parë, por në të njëjtën periudhë çmimet e eksportit i rritën vetëm me 2.6%.

Në fabrikat e tekstilit, çmimet e prodhimit shënuan rritje vjetore me 1.6% në tremujorin e parë, por nga ana tjetër çmimet e eksportit për të njëjtën periudhë pësuan rënie vjetore me -1.6 pikë për qind. Çmimet e prodhimit në industrinë e prodhimit të letrës u rritën me 5.1%, por çmimet e eksportit u rritën vetëm me 0.2 pikë për qind nga tremujori i parë 2023-në tremujorin e parë 2024. Përkeqësimin më të lartë mes kostove të prodhimit dhe çmimeve të eksportit e ka sektori i energjisë elektrike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin parë të vitit 2024 çmimet e prodhimit të energjisë elektrike pësuan rritje vjetore me 12,3 pikë për qind, ndërsa çmimet e eksportit për të njëjtën periudhe ranë me -3.8 pikë për qind.

Vitin e kaluar, ekonomia përshpejtoi zhvendosjen nga sektori i prodhimit te shërbimet. Rënia e euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë po çojnë në faliment shumë fabrika, teksa ekonomia jonë po rrit varësinë nga importet. Gjatë 2023, industria shënoi rënie me 8.2%, më e madhja nga viti 2020, kur e gjithë bota u bllokua nga pandemia Covid-19. Nga ana tjetër, u vu re një rritje e sektorit të shërbimeve për shkak të fluksit të lartë të turistëve. Por ekspertë të ekonomisë dhe bizneset mendojnë se orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet nuk është një hap i sigurt dhe i qëndrueshëm. Në kahun tjetër, industria është në një situatë të vështirë, teksa po humb avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore dhe po goditet nga zhvlerësimi i euros./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi”

Analiza: Kostot e shkatërrimit të prodhimit vendas


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!