MENU
klinika

Akuza e SPAK

Si i pastronte Erzen Breçani lekët e drogës së të birit

07.08.2024 - 15:07

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë”, është akuza që rëndon mbi Erzen Breçanin, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranë, i vënë në pranga pas daljes në përgjimet e SKY ECC, i lidhur me grup kriminal të trafikutr të kokainës.

SPAK thotë se Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga i biri, po në hetim, Eralbi Breçani, si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë.

Qëllimi ka qenë mbulimi i vërtetë i origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.

Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e tyre në qarkullimin civil.

Në këtë mënyrë ata kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.

"Njeri me vlera të jashtëzakonshme morale dhe politike"

Presidenti Begaj homazhe në nder të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani

Policë, gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë në skaner

Masakra në ish-bllok/ SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës

Berishës i refuzohet leja për të marrë pjesë

Lamtumirë Gerti Bogdani! Zhvillohen në Kuvend homazhe në nderim të tij

“Të shikojmë nëse yjet do jenë të linjëzuar“

Shqipëria drejt BE-së? Rama tregon dy sfidat

“Së shpejti krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ“

Rama në Bruksel: Do të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar anëtarësimin!