MENU
klinika

"Po rrisin politikisht profilin e Erion Veliajt"

Spahiu: Protestat me 50 veta, të dështuara!

08.08.2024 - 18:24

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës, ku u vu re një numër i ulët protestuesish, që zvogëlohen nga protesta në protestë.

Sipas Spahiut, protesta e opozitës tek bashkia mund të ketë edhe qëllim forcimin e Erion Veliajt.

‘Kam 30 vite që kam qenë pjesë e protestave. Kam pasur fatin të rritem në protesta, që nga protestat e dhjetorit. Them që protesta e sotme është më e vogla në historinë e PD-së. Jo vetëm në numër, cilësi, sasi përmbajte është mini protesta më e vogël e çdo shoqate në 34 vite. Edhe partitë e reja i kanë në përmasa më të mëdha. Edhe shoqatat e peshkatarëve, gjuetarëve, taksistët jo e jo. A është e qëllimshme, kjo pastaj duhet analizuar. Mund të ndodh që objektivi të jetë për të forcuar Erion Veliajn. Disa protesta të dështuar me 50 veta e kanë rritur profilin e Erion Velisë. E forcën kundërshtarin. Është ligj dialektik në politikë. Kauzat e dështuara e forcojnë targetin që je nisur për ta forcuar. Kjo ka ndodhur edhe me Edi Ramën, edhe pse ka pasur disa skandale, është rritur në vota. Mendoj se është e qëllimshme. Nuk ka moral opozita të protestoj para qeverisë, pasi ka në marrëveshje dhe nuk mund të protestojnë‘, tha Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Analiza që bëri Rai me marrëveshjen e emigrantëve, e palogjikshme"

Spahiu: Berisha firmosi pro Iranianëve por del kundër afrikanëve!