Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo ka votuar në orën 10:30 në Palasë. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Tavo u bëri thirrje banorëve të Himarës që të votojnë programin më të mirë.
“Sot e kanë fjalën Himara dhe himariotët për të votuar procesi ka qenë i qetë uroj të vazhdojë kështu deri ën fund të votimit. Të mbizotërojë qetësia sikurse ka mbizotëruar gjatë javës elektorale i bëj thirrje banorëve të Himarës të dalin në votime dhe të votojnë projektin dhe alternativën më të mirë për Himarën e himariotët”.
I pyetur për problemin e kartave të identitetit të skaduara, Tavo theksoi se kjo është çështje e ligjit.
“Çështja e kartave nuk është çështja ime, por e organeve KZAZ, KQZ, është çështje e ligjit dhe mbi ligjin nuk mund të dalë asnjë njeri. Nuk kam asnjë koment”.