MENU
klinika

10 prej tyre ende aktive

Të dhënat e fundit nga situata me zjarret, 29 vatra në 24 orë

29.08.2024 - 11:20

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 19 janë shuar dhe 10 janë ende aktive. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile janë izoluar vatrat e zjarrit në Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht, aktive është vatra e zjarrtit në fshatin Surroj, Kukës, ku prej ditësh po digjet një sipërfaqe pyjore, por nuk paraqet rrezik për banesat.

Në qarkun e Shkodrës janë aktive disa vatra zjarri në Qafë Bishkas, fshati Bruçaj, në fshatin Shakotë, në fshatin Hajmel dhe në fshatin Flet, ku po digjen sipërfaqe me shkurre dhe nuk ka rrezik për banesat.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Në fshatin Mal-Milot dhe në kufi me fshatin Skuraj vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Vatrat po mbahen në monitorim nga shërbimi pyjor.

Në qarkun e Vlorës: në malin Triallonja ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në fshatin Kopaçez ka sërsih një vatër aktive.

Marrëveshje për bujqësinë dhe administratën publike

Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze në Shqipëri

"Kemi pasur Mbretëreshën nga Hungaria!"

Rama batuta me Orban për “këpucët e mërzitshme”

"Shikojmë pengesa politike! E vështirë për t’i kaluar"

Kryeministri i hungarez: Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE

Dy qarqet ku do të aplikohet votimi elektronik

Parlamentaret 2025/ Celibashi i dërgon letër partive politike!

“Sa më shumë kalojnë ditët, dhimbja duket se rritet”

Edlira Çepani prek me fjalët për Gert Bogdanin: Ti e fitove betejën tënde