MENU
klinika

Penguan zbulimin e ngjarjes

Vrasja në azilin e të moshuarve/ Arrestohen 2 infermiere, Policia jep detaje

09.08.2024 - 09:58

Vrasja në azilin e të moshuarve- Arrestohen 2 infermiere, Policia: Penguan zbulimin e ngjarjes

Dy infermiere janë arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku 78-vjeçari Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje me bastun shokun e dhomës.

Sipas informacioneve nga Policia, bëhet me dije se dy infermieret Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur dhe kanë kryer veprime të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës.

“Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë 78-vjeçari Zyhdi Shehi pas një sherri me 82-vjeçarin Virxhil Vesho, qëlloi për vdekje këtë të fundit me bastun (shkop hekuri).

Si Shehi ashtu edhe Vesho jetonin në një azil privat në Tiranë dhe vuanin nga skleroza.

Zyhdi Shehi, është historian e shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha