MENU
klinika

Detajet

Vrasja në azilin e të moshuarve, identiteti i viktimës dhe autorit!

08.08.2024 - 10:19

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi sot opinionin publik, ku një 78-vjeçar dhunoi për vdekje me një shkop, shokun e tij të dhomës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën afër ‘Qytet Studentit’.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori i ngjarjes, Zyhdi Shehu, kishte një 1 që qëndronte në azilin privat, ndërsa viktima, Virxhil Vesho, kishte 4 vite që qëndronte në këtë institucion. Mësohet se 78-vjeçari pas sherrit për krevatin, ka goditur disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Sakaq, pas alarmit që dhanë stafi i këtij azili, policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Të dy të moshuarit vuanin nga skleroza.