MENU
klinika

Greqia në alarm

Zjarret ‘pushtojnë’ vendin fqinj

18.08.2024 - 16:33

Autoritetet greke rritën në IV nivelin e rrezikut të zjarreve për këtë të shtunë në të gjithë vendin, sidomos në rajonet e Atikës, Sterea Ellada dhe Evia duke përfshirë ishullin Skyros, Egjeun Jugor (ishujt Ciklade), Egjeun Verior (Lesvos, Kios, Samos), Ikari), Peloponez (Korinth dhe Argolida) dhe Kretë, kjo sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri, të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Sekretariati i Përgjithshëm ka këshilluar shërbimet shtetërore dhe vendore në këto zona të jenë në gatishmëri për të përballuar menjëherë çdo zjarr që mund të ndodhë, përfshirë patrullimet ajrore dhe tokësore.

Gjithashtu do të ketë një ndalim paraprak për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve brenda parqeve kombëtare, pyjeve dhe zonave me rrezik të lartë.

Rrezik i lartë zjarri të dielën në Atikë, Greqinë Qendrore dhe Kretë

Në gatishmëri të shtuar të mbrojtjes civile, për përballimin e menjëhershëm të çdo incidenti zjarri, bashkitë e këtyre zonave

Njëkohësisht, rekomandohet që qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin veprimet, të cilat mund të shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barit dhe degëve të thata apo pastrimi i mbetjeve, përdorimi i makinerive që shkaktojnë shkëndija si sharra rrethore, aparate saldimi, përdorimi i grilave në natyrë, pirja e duhanit, hedhja e cigareve të ndezura etj. Gjithashtu, kujtohet se gjatë sezonit të mbrojtjes nga zjarri ndalohet djegia e arave. Në rast zjarri, qytetarët janë të lutur të njoftojnë menjëherë Shërbimin Zjarrfikës në numrin 199.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore

Si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë

Media greke lëshon bombën: Beleri i lidhur me MAVI!