MENU
klinika

Marrëdhënia me partneret në ekran

Arjon Muça: Me Arjolën dhe Erjonën nuk duroheshim

30.09.2024 - 16:00

Moderatori Arjon Muça ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tij me partneret në ekran, Arjola Shehun dhe Erjona Rusin.

Dy vitet e fundit, Arjoni bashkëprezantoi “Shqipëria Live” me Erjonën dhe kimia e tyre ndihej përtej ekranit. Gjatë intervistës së sotme për “Wake Up”, Arjoni zbuloi se në fillim nuk durohej as me Arjolën dhe as me Erjonën, por më pas u bë mik shumë i mirë me të dyja.

“Me Arjolën nuk duroheshim, edhe pse ishte ajo që më zgjodhi si bashkëprezantues, pasi ishte autore në atë kohë. Edhe me Erjonën ishte pak a shumë e njëjta gjë, me ndryshimin e vetëm që ajo dukej shumë më e ftohtë në krahasim me Arjolën. Në provën e parë ishte ajo profesionistja që tha: “Është shumë mirë ky djali”. Dhe mbeti “ky djali”. Më pas zbulova që është një nga njerëzit me gallatë pas ekranit,” -u shpreh ai.

Kujtojmë se tani, Arjoni është opinionist në emisionin “Përputhen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U largua nga emisioni pas një debati të ashpër

Mësohet kush zëvendëson Arjan Konomin në ‘’Për’puthen’’!

E motra zbulon lajmin e bukur

Arjon Muça është bërë baba?