Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e ka favorizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi lidhur me çështjen “Partizani”.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu tha se fakti që Berisha dhe Malltezi nuk janë në arrest me burg, po arrest shtëpie, ka të drejtë që të mendoj se SPAK po e favorizon. Sipas tij, është e palogjikshme që dhëndri të ketë një akuzë me të rëndë sesa vjehrri.
“Dhëndri është në një akuzë më të rëndë sesa vjehrri, ndërkohë që vjehrri ka qenë në detyrë. Është jo e logjikshme që vjehrri të ketë një akuzë më të lehtë se dhëndri. SPAK e favorizon Sali Berishën, a e favorizon për shkak të frikës për lidhjet që ka Berisha, apo një lloj përkëdhelje politike, kjo i përket një lloj analize tjetër. SPAK jo që nuk e ka persekutuar por e ka favorizuar. Çdo subjekt tjetër që është në akuzë për korrupsion pasiv apo pastrim parash, është në burg. Fakti që nuk janë në arrest me burg, po arrest shtëpie, unë kam të drejtë të them se SPAK e favorizon Berishën. Fakti që e ka vonuan 3-4 vite ka pasur frikë ta vendosë në akuzë. Tregon faktin se Berisha është favorizuar nga SPAK, të dy janë në shtëpi”, tha Spahiu.