MENU
klinika

“Duhen 800 miliardë euro investime”

Draghi ngre alarmin: Evropa do zhytet në agoni financiare

09.09.2024 - 14:39

“Evropa ka nevojë për 800 miliardë euro investime dhe një siguri të përbashkët të borxhit publik”.

Kjo ishte deklarata e fortë e Mario Draghi-t në Bruksel teksa paraqiste raportin e konkurrencës, teksa ndër të tjera tha se unionit i duhet dyfishi i investimeve të Planit Marshall, ose përndryshe do të zhytet në një agoni ekonomike të ngadaltë.

Për të arritur objektivat financiare sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit Europian, duhen të paktën 750-800 miliardë euro investime shtesë vjetore, të barabartë me 4,4-4,7% të PBB-së së unionit në vitin 2023.

“Për të bërë një krahasim investimet e Planit Marshall në periudhën 1948-51 ishin të barasvlefshme me 1-2% të PBB-së së BE-së. Evropa duhet të veprojë ose do të jetë një agoni e ngadaltë. BE-ja po hyn në periudhën e parë të historisë së saj të re në të cilën rritja nuk do të mbështetet nga rritja e popullsisë, por për të dekarbonizuar dhe dixhitalizuar ekonominë do të nevojitet një rritje e investimeve prej 5 për qind të PBB-së, si në vitet 60-70”, paralajmëroi ish-kryeministri italian, citon A2.

Më tej, Draghi nënvizon se deri në vitin 2040, fuqia punëtore e BE-së pritet të tkurret me pothuajse 2 milionë në vit.

“Ne do të duhet të fokusohemi më shumë në produktivitetin për të nxitur rritjen. Nëse BE-ja ruan normën mesatare të rritjes së produktivitetit nga viti 2015, do të ishte e mjaftueshme vetëm për ta mbajtur GDP-në konstante. Nëse Evropa nuk arrin të bëhet më produktive, ne do të detyrohemi të zgjedhim. Nuk do të jemi në gjendje të bëhemi njëkohësisht lider në teknologjitë e reja, një fener i përgjegjësisë klimatike dhe një aktor i pavarur në skenën botërore. Nuk do të jemi në gjendje të financojmë modelin tonë social Do të duhet të zvogëlojmë disa, nëse jo të gjitha, ambiciet tona, është një sfidë ekzistenciale”, nënvizoi Draghi.

Fati me të cilin përballet Evropa nëse nuk ndërhyn në mënyrë adekuate është ai i “agonisë së ngadaltë” dhe këtë Draghi e ilustroi me shembullin e të ardhurave reale të disponueshme të familjeve, të cilat në 15-20 vitet e fundit në SHBA janë rritur dy herë më shumë se në Evropë.

“Do të jetë një agoni e ngadaltë, ne do të jemi një shoqëri që thellësisht tkurret me kalimin e moshës”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prof. Dr. Adrian Civici/ A del jashtë kontrollit borxhi publik?

A është zgjidhje marrja e një borxhi për të shlyer borxhet?