MENU
klinika

Kreu i shoqatës së eksportuesve: Gjendje e rëndë!

“Gjendja e sektorit të prodhimit të këpucëve drejt kolapsit total”

18.09.2024 - 18:45

Kreu i shoqatës së eksportueseve shqiptarë Alban Zusi tha përmes një interviste televizive, se gjendja e sektorit të prodhimit të këpucëve në Shqipëri është drejt kolapsit total.

Sipas Zuzit, gjendja është e rëndë për fasonët, por shtoi se ka rënie të eksporteve dhe për produktet bujqësore.

“Një ndër bizneset më të mëdha në Lezhë ku unë operoj me 300-400 punonjës më tha hajde mos më ndihmon të gjej një blerës për kapanonin se do e mbyll. Gjendja është ekstremisht e rëndë, jo vetëm e fasonëve. Gjendja e sektorit të këpucëve është drejt kolapsit total. Kemi dhe rënie të eksporteve të produkteve bujqësore. Nëse u gëzuam për rritjen me dy shifra të eksporteve bujqësore në sajë të politikave të duhura, tani do shkohet drejt kolapsit.

Në të dhënat e fundit të INSTAT është që importet bujqësore, importet e ushqimeve janë rritur. Rënia e euros, nuk është se do punojë vetëm në njërin kah, në atë të rrëzimit të eksporteve, por po punon dhe në rrëzimin e prodhimit vendas. Produktet e importit, e sidomos ato që godasin prodhimin tonë vendas, prodhimi vendas po goditet me një rënie çmimi 30%, ndërkohë që kostot janë shtuar.

Duhet të shohim me shqetësim edhe prodhimin vendas.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shansi që po na vjen në derë!

Pandemia/ Punët që mund t’i marrim botës