MENU
klinika

Maqedonia e Veriut provokon Tiranën?

Hiqet gjuha shqipe nga shenjat e autostradës Bllacë-Shkup

14.09.2024 - 09:31

Në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht. Në këto tre gjuhë, pa gjuhën shqipe, janë vënë sot mbishkrimet e reja në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, konkretisht afër rrethrrotullimeve të 2 kilometërshit të parë të autostradë Bllacë-Shkup.

Shenjat ku shkruhet “Република Северна Македонија” dhe tjetra “Добредојдовте во Република Северна Македонија” të shoqëruara edhe nga shkrimi në anglisht dhe frengjisht, janë vënë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa e njëjta ka nis që ta heq shqipen nga shenjat në rrugët me të cilët menaxhon kjo ndërmarrje.

Ndryshe, tendenca për të minimizuar apo edhe më keq, për ta heq gjuhën shqipe nga përdorimi, ka nis që me ardhjen e Qeverisë së re të VMRO-VLEN-ZNAM. Është kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski që ka caktuar mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.