MENU
klinika

Hamasi gati për betejën e gjatë

Izraeli ndryshon synimet e luftës: Njerëzit të shkojnë në veri

18.09.2024 - 09:00

Izraeli ka vendosur një synim të ri të luftës: kthimin e qytetarëve për në veri të vendit. Këtë e konfirmon zyra e kryeministrit, duke sqaruar se kabineti i luftës e ka vulosur vendimin. Rreth 60 mijë njerëz janë evakuuar nga veriu i Izraelit për shkak të sulmeve ditore nga Hezbollahu nga Libani fqinj. Luftimet ndërkufitare u përshkallëzuan pas tetorit të vitit të kaluar, kur shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Më herët, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se e vetmja mënyrë për kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre në veri është përmes veprimeve ushtarake. Komentet e tij erdhën pas spekulimeve se kryeministri Benjamin Netanjahu, dëshiron që ta zëvendësojë atë për shkak të dallimeve për luftën në Gaza. Përflitet për një marrëveshje të Netanjahut me opozitën për caktimin e një emri të ri për drejtimin e luftës, por mbi 200 sipërmarrës që po i bëjnë presion për të mos ndryshuar ministrin.

Sakaq, ushtria izraelite njofton se ka vrarë një komandant të organizatës së Xhihadit Islamik në Khan Yunis të enklavës palestineze. Një anëtar i Hamasit thotë se organizata do të mbetet në pushtet në Gaza edhe pas luftës. Duke folur për New York Times, Khaled Meshal, thotë se Izraeli nuk do ta arrijë kurrë synimin për zhdukjen e Hamasit.

Përtej luftës, Organizata e Kombeve të Bashkuara përsërit alarmin për nivele të paimagjinueshme të vuajtjeve në enklavën palestineze. “Asgjë nuk e justifikon ndëshkimin kolektiv” të nxitur nga Izraelit ndaj popullatë civile, denoncon sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres