E diela ishte tepër pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Plot 4 prej tyre u aktivizuan titullarë në Serinë A ditën e sotme, duke bërë paraqitje dinjitoze.
Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin tek Atalanta, Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin te Leçe dhe Kristjan Asllanin tek Interin. Të 4 këtë futbollistë regjistruan paraqitje dinjtioze, duke spikatur me skuadrat e tyre.
Kristjan Asllani u aktivizua 74 minuta ndaj Monzës, duke u vlerësuar me notën 7.4 nga “Sofa Score”.
Medon Berisha u aktivizua 70 minuta ndaj Torinos dhe u vlerësua me notën 7.5 nga “Sofa Score”.
Ylber Ramadani u aktivizua 90 minuta ndaj Torinos dhe u vlerësua me notën 7 nga “Sofa Score”.
Berat Gjimshiti u aktivizua 90 minuta ndaj Fiorentinës dhe u vlerësua me notën 6.9 nga “Sofa Score”.