MENU
klinika

“SPAK po i godet të dyja palët”

Kulluri: Hetimi ndaj Berishës, i pari në nivelet të tilla!

20.09.2024 - 10:59

Edvin Kulluri tha se dosja e SPAK për Sali Berishën nuk ka lidhje me një akt akuzë politike. Kulluri theksoi në ‘Studio Live’ në Report TV se po goditet për herë të parë korrupsioni në nivelin e lartë shtetëror.

”SPAK, ka qenë iniciativë ndërkombëtare. Palët i ulën ndërkombëtarët. E mbani mend përqafimin e Vlahutin dhe Lu-së. Kur u votua reforma. Ka qenë një reformë e mbështetur me plot defekte. Nuk flas për SPAK dhe BKH, por për gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Sistemi ka probleme.

Por lidhje me SPAK dhe GJKKO them që sistemi i drejtësisë nuk e ka gjykuar nivelin e lartë të politikës në Shqipërisë. Tashmë u kuptua që partitë politike nuk kanë vullnetin të luftojnë korrupsionin. Sepse gjithë qeveritë kanë toleruar njëri tjetrin”, tha Kulluri.

Sipas tij, asnjëherë qeveritë shqiptare gjatë tranzicionit nuk kanë pasur vullnetin për të luftuar korrupsionin.

“Nuk ka pasur vullnet politik për ta luftuar korrupsionin. Nëse e quajnë luftë politike luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Nuk shoh një SPAK që lufton një palë dhe lë një tjetër”, shtoi Kulluri.

Më tej, narrativa e Berishës se duhet hetuar edhe Rama sepse dhe ai ka vjedhur, është një autogol sipas Kullurit.

“Premisa e Berishës që merrni në hetim dhe Ramën, nuk do të thotë që nuk jam i pafajshëm por jemi të dy. Është një autogol. Ndodh që kjo që ka bërë SPAK është një precedent i ri në Shqipëri. Hetim shumë kompleks. Këtu kemi hetim pasuror.

Kemi hetim administrativ. Nuk ka qenë i lehtë. Një njeri i vetëm vendos deputetët, qeverinë e tij. Në momentin që Edi Rama dhe Berisha vendosin deputetë dhe qeverinë e tij, çfarë kuptimi ka vendim kolegjial. Sot kemi treçerekun e ministra nuk i njeh njeri. Prandaj kemi ngritur shqetësimin e hapjes së listave, që të mos ndodhi korrupsioni”, tha Kulluri.

Së fundmi Kulluri foli edhe për projektin politik të nisur me Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë politikanë të dalë nga grupimi i Lulzim Bashës pas humbjes së vulës së PD-së.

“Po punojmë në disa drejtime. Së pari në atë statutor. Do të kemi një kartë të parimeve. Tani ndryshon ekipi, kemi dhe procedurën e mbledhjes së firmave për të shkuar në gjykatë. Është çështje javësh. Mbase në fund të shtatorit, do jemi gati për të depozituar në gjykatë statutin e partisë. Pastaj do kalojmë në procesin për të hyrë në zgjedhjet e 2025. Kërkojmë një koalicion për ti kundërvënë PS dhe PD”, përfundoi Kulluri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulluri i përgjigjet deklaratës së Bashës

“Kam lidhur besë me Sali Berishën”