MENU
klinika

“Rrjeta duhet çarë”

Kulluri për listat e hapura: Duhet të vendosim, të shkojmë në zgjedhje me qytetarët ose me…

10.09.2024 - 11:05

Edvin Kulluri, ka deklaruar se partitë e mëdha nuk janë parti, por janë kthyer në sekte. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka krahasuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Sali Berisha, me diktatorë.

“Po shkohet në zgjedhjet e ardhshme, pa Fyhrer por me Piktor e Doktor, por nuk mund dhe nuk duhet të jetë kështu!”, shkruan ai. Kulluri shton se në zgjedhjet 2025 duhet të shkohet me lista të hapura.

Postimi i plotë:

Fajin nuk e kane vetem kryetaret!

Lista e drejtuesve te qarqeve te PD dhe PS vertetuan edhe nje here qe dy partite e medha nuk jane parti por sekte! Parti do te thote “bashkim vullnetar i njerezve me vizion, ide dhe interesa te perbashketa”! Ne PS dhe PD ka vetem “vizion, ide dhe interesa te kryetarit”, ndersa te tjeret thjeshte heshtin dhe binden, megjithese ne PD ndonjeri flet ndryshe por nuk i degjon askush! Kur e pyeten prokuroret ne gjyq Eichman, ish drejtuesin e kampit nazist te Aushvitz, se perse kishte vrare e asgjesuar me mijera cifute, ai kishte vetem nje pergjigje: “keshtu urdheronte Fyhreri”, pra Hitleri!
Ky rrefim gjendet i pershkruar ne librin “Mbi Totalitarizmin”, shkruar me mjeshteri nga konservatorja e madhe Hannah Arendt. Aty, ne ate gjyq ajo kuptoi se Eichman ishte nje medioker qe nuk dallonte te miren nga keqja, e ndaj vec bindej! Totalitarizmat pra i mbajne ne kembe mediokrit, per te mos thene ndonje fjale tjeter!

Keshtu po shkohet ne zgjedhjet e ardhshme, pa Fyhrer por me Piktor e Doktor, por nuk mund dhe nuk duhet te jete keshtu! Ndaj te gjithe ata qe kane respekt per njerezit dhe veten duhet te sfidojne binomin “fyhrerist” Piktor-Doktor! Rrjeta e autokrateve te PS e PD bashke me mediokrit qe i rrethojne cahet duke u dale perballe ne nje liste zgjedhore te hapur te perbashket. Deputete duhet ti zgjedhin qytetaret dhe kryetaret! Kush mendon se do caje rrjeten i vetem, do ngece ne rrjete si sardele! Rrjeta duhet care, c’ka kerkon force, bashkim!

Bashkimi per listat e hapura nderkohe ka ndodhur permes padise ne Gjykaten Kushtetuese! Hapi tjeter duhet te jete ulja ne nje tryeze me qellim te qarte per te shkuar ne zgjedhjet e 2025 me alternativen “ose me qytetaret ose me kryetaret”! P.S. Mediokrit do shajne, do mallkojne, do fyejne, do ulerasin. Kane frike si qente qe lehin dhe sulen kur u hyn ne territor! Pa merak se nuk kafshojne! Vetem zhurne bejne! Tek e fundit vecse medioker te deshperuar jane!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulluri i përgjigjet deklaratës së Bashës

“Kam lidhur besë me Sali Berishën”


"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”

"Takime me njerëzit brenda e jashtë partisë"

Zgjedhjet 2025/ Rama publikon pamjet e drejtuesve politikë të PS

"Pretendojmë mandate në të gjitha qarqet"

Adriatik Lapaj zbulon se ku do të jetë kandidat për deputet

“Politika është shërbim ndaj qytetarëve”

Basha sfidon Berishën në Lezhë me kandidaturat dhe programin