Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur. Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62 vjeçar Enver Balla.
Mësohet se Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.
Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ai i kishte vjedhur 75 milionë lekë te kasaforta e familjes.
I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 Gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi.