MENU
klinika

"Serbia tërhoqi letrën e Brnabiç"

Lajçak vizitë në Kosovë: Ura të hapet në koordinim me aleatët

06.09.2024 - 16:17

Serbia ka tërhequr letrën dërguar BE, përmes së cilës shprehte rezerva për marrëveshjen e Ohrit. Këtë e tha në Prishtinë i dërguari i bllokut për dialogun Miroslav Lajçak, i cili vizitoi këtë të premte Prishtinën.

Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Brnabic, dhjetorin e vitit të kaluar i dërgoi BE-së një letër, ku pretendonte ndër të tjera se marrëveshja është e pranueshme vetëm në kontekstin kur nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës, shkruan A2 CNN.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Prishtinë, Lajçak tha se letra është tërhequr dhe marrëveshja është ende e vlefshme. “Letra është tërhequr. Pra, ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme. Por, marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, dhe për më tepër, marrëveshja është bërë pjesë e rrugës së Kosovës dhe Serbisë drejt BE. Kështu që unë do të thosha se vlen dy herë, mes Serbisë dhe Kosovës dhe mes Kosovës e Serbisë dhe BE-së”.

Në takimin me Bislimin, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës, Lajçak tha se është arritur pajtim për një raund të ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por nuk tregoi ndonjë datë për mbajtjen e këtij takimi. U diskutua gjithashtu edhe çështja e urës mbi lumin Ibër për të cilën diplomati europian tha se mund të hapet vetëm në koordinim me aleatët, raporton A2 CNN.

“Diskutuam edhe për çështjen e urës, urës së Mitrovicës dhe hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve. Qëndrimi i Bashkimit Evropian mendoj se është i njohur, por do ta përsëris; Ura duhet të hapet, por kjo hapje duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne po diskutonim detajet e këtij procesi”, tha Lajçak.

Ndryshe nge herët e kaluara, pas Prishtinës Lajçak nuk do të vizitojë Beogradin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri


Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit