Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur të mbahen homazhet në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani i cili u nda nga jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.
Mes lotëve dhe dhimbjes, deputetët demokratë kanë marrë pjesë këtë të enjte në homazhet në nderim të kolegut të tyre.
Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Ina Zhupa e shumë demokratë të tjerë, me kurorat me lule, kanë shkuar në hollin e Kuvendit ku dhe po zhvillohen homazhet ku dhe kanë shkruajtur në librin e kujtimeve fjalët e fundit për kolegun e tyre.
Ndërkohë ,mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të marrë pjesë në homazhet për Bogdanin pasi ndodhen në “arrest shtëpie” dhe nuk arriti të siguronte një lejë nga Gjykata për të marrë pjesë.