Është miratuar nga Këshilli i Ministrave vendimi i Qeverisë për indeksimin me 4.1% të pensioneve.
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, u shpreh se pagesat do të nisin nga muaji tetor dhe do të përfitojnë 791.257 pensionistë.
“Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse”, tha ministri Gonxhja, duke shtuar se janë në fokus të qeverisë Qeverisë.
Ai theksoi se po studiohen mënyrat për një rishikim të skemës dhe mundësisë për të pasur rritje, duke filluar nga bonus i fundvitit për pensionistët.
“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.
Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024.
Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta.
Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ministri.