MENU
klinika

Raporti i CIA për rrugëtimin e 14 makinave!

Nga kampi i Tepelenës në Porto Palermo, ferri i të internuarve

11.09.2024 - 14:06

Data 23 gusht është dita që nderon viktimat e sistemeve totalitare, qoftë komunizëm, qoftë fashizëm, dy ideologji politike vrastare të shekullit 20 që prodhuan krimet më të mëdha që kishte njohur njerëzimi. E cilësuar si Dita e Fjongos se Zezë, të cilën mbarë Evropa e kujton si ditën kur Ribbentrop dhe Molotov, dy figura përfaqësuese me ideologji të kundërta, ranë dakord për të marrë në mënyrë grabitqare territore të tëra, histori, kultura kombëtare të popujve që i shikonin si plaçkë të vetën. Dy ideologji që siç e provoi historia, synuan të shfarosin çdo ide politike e sociale, kulturore e tradicionale në lidhje me të mirën dhe keqen.

KALAJA NË TRE KOHË

Historia e saj na tregon se ndërtimi i kështjellës ishte një ëndërr e vjetër, gati 400 vjeçare e banorëve të Himarës, që do t’i jepte siguri varkave të shkëmbimit të mallrave në port. Kjo ëndërr dëshmonte nevojë njerëzore për forcë, qëndresë, zhvillim e prosperitet.

Por historia të cilën kujtojmë sot, u zhvillua në atmosferën e mbrujtur me dhunë e fatkeqësi të shekullit e 20, kur kjo kala u kthye në një vend dënimi e internimi për kundërshtarët dhe viktimat e dy ideologjive, për të marrë me tej formën e një baze ushtarake, produkt i luftës së ftohtë, mes Perëndimit edhe Lindjes, apo izolimit dhe antagonizimin e Shqipërisë nga të dyja botët, në të njëjtën kohë.

Si fashizmi dhe komunizmi, dy dërrasa të kalbëzueshme të klikave sunduese që nuk u kthyen kurrë në anijen që do të shpëtonte të ardhmen e botës, izoluan në këtë burg kundërshtarët politikë, me qëllim terrorizimin e çdo burimi të mundshëm të rezistencës.

Kalaja si kamp-burg në pushtimin fashist.

Nga koleksioni arkivor që AIDSSH mblodhi për të identifikuar kalanë e Porto Palermos, si vend i vuajtjes së dënimit, verifikoi se, gjatë pushtimit fashist (1939-1943), në të u internuan “komunistët dhe patriotët shqiptarë”. Ky kamp nuk ishte i vetmi. Dokumenti përmend kampe në Gramsh, Peqin, Peshkopi, Burrel, Bar, Romë, Napoli, etj.(Historiku i Sigurimit të Shtetit 1943-44, mbështetur në dokumentet e Lugotencës). Nuk kemi gjetur ende të dhëna për numrin e personave të dënuar në të, apo emrat e tyre, por dimë që shumë prej tyre u internuam në viset e Italisë.

Mbi përplasjen e dy ideologjive në terrenin shqiptar, diskutuam edhe në simpoziumin e mbajtur, në 23 gusht 2023 në ish-kampin e internimit të Tepelenës, ku si në Porto Palermo, gjejmë gjurmë që ka lënë historia e dy regjimeve, fashiste dhe komuniste.

Dy prej studiuesve shkencorë, kontributorë të partnerit tonë italian, Institutit të Historisë së Evropës Mesdhetare, pjesë e Këshilli Kombëtar Italian të Hulumtimit, sollën fakte të dokumentuara se gjatë pushtimit italian 21.000 shqiptarë ishin nën masa vëzhgimi dhe 5600 u internuan në kampe. Sipas tyre shumë personalitete shqiptare, të cilët kundërshtuan fashizmin, u internuan në kampet e ishujve italiane, si Ventotene etj.

Profilet e Safet Butkës, Zai Fundos, Ismail Karapicit, Isuf Luzajt, Abaz Ermenjit, Stavro Skëndit, Myzafer Pipës, Osman Tarakut, Hasan Reçit, Abdullah Shehrit etj. tregojnë se ata ishin të arsimuar në perëndim në Francë, Austri, Gjermani, Itali, etj., zotërues të disa gjuhëve të huaja, aktivë në jetën kulturore, politike e shoqërore në vend pjesëmarrës aktivë të lëvizjes antifashiste. Ata ishin pjesë e aspiratave për ndërtimin e pluralizimit politik në vend. Ishin pjesëtarë të rezistencës ndaj okupatorit te huaj; nacionalistë, ballistë, legalistë, socialdemokratë që me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen e regjimit stalinist në vend, u shigjetuan si armiq. Disa prej tyre u arratisën, të tjerë u burgosën dhe të tjerë u pushkatuan. Familjet që lanë pas ishin viktimat e para të ideologjisë së re komuniste.

KAMPI- BURG NË REGJIMIN KOMUNIST

Shqipëria edhe pse u rendit në krahun antifashist të luftës nuk u bë pjesë e Bllokut të vendeve të Evropës Perëndimore. Ndërsa këto vende forcoheshin ekonomikisht falë lidhjeve euroantlantike dhe në OKB, adoptohej Deklarata Universale e të Drejtave te Njeriut, si një kornizë morale dhe ligjore për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të gjithsecilit; ato për liri, siguri, jete, fjale të lirë, lëvizje, për barazi përpara ligjit, gjykim të drejtë, për mosdiskriminim.

Kështu gjeopolitika dhe fitimtarët e rinj, e renditën Shqipërinë në Bllokun Lindor, me lider Bashkimin Sovjetik, duke ndjekur planet e një ekonomie të centralizuar, duke sakrifikuar pluralizmin, demokracinë, pronën private dhe lirinë ekonomike dhe në asgjësim të mbrojtjes të arritur deri atëherë, të drejtave të individëve.

Frika e elitës se re politike nga çdo lloj kundërshtim politik i shtyu ata të përdornin dhunë duke iu larguar aspiratave më të mira antifashiste që dikur kishin përqafuar. Të lidhur fillimisht me Jugosllavinë dhe me Bashkimin Sovjetik, u ngrit një regjim diktatorial stalinist, i cili zgjati përgjatë një gjysmë shekulli, edhe pasi vetë Bashkimi Sovjetik e kishte e braktisur frymën staliniste të drejtimit.

Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare mbi 6.000 persona u ekzekutuan me ose pa urdhër të gjykatës (kryesisht me pushkatim ose varje) dhe trupat e tyre nuk iu kthyen pothuajse asnjëherë familjeve të tyre për varrim, nga ketë 450 gra u dënuan me vdekje. Tragjedia i përfshiu edhe fëmijët. Vetëm në kampin e Tepelenës regjistrohen të kenë vuajtur mbi 1163 fëmijë. Statistikat e fletës së regjistrave të kohës tregojnë se nga muaji tetor 1950 deri në dhjetor të po atij viti numri i fëmijëve është zvogëluar me 285 vetë. Sipas dëshmitareve të mbijetuar ata vdiqën nga uria dhe dizanteria.

Sot Porto -Palermo dëshmon ende gjurmët e Luftës së Ftohtë që përfundoi 34 vjet më parë. Kthimi i portit në një bazë ushtarake në vitin 1968, krijoi një popull të izoluar dhe të varfër, dëmtoi individin, komunitetin me ndërtimin e paranojave mbi rrezikun alogjik që i vinte diktaturës së proletariatit nga perëndimi imperialist. Në këto tunele tashmë të braktisura, regjimi programoi ankorimin e katër nëndetëse dhe magazinimi e rreth 20 katra silirues. Ende sot ky vend që magjeps dhe pret vizitorë nga e gjithë bota mban gjurmët e militarizimit në kontrast me bukurinë natyrore të rivierës bregdetare shqiptare.

DOKUMENTIMI

Por ashtu si na ndodh edhe me kampin e Tepelenës, historia e kampit-burg të Porto Palermos edhe gjatë regjimit komunist është shumë pak e dokumentuar. Kemi një dokument të Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), në të cilën raportohet për rrugëtimin e 14 makinave me persona të internuar, të familjeve nacionaliste, nga burgu i Shkodrës drejt kalasë së Himarës, ndërsa një fletë regjistri me statistikat e të internuarve,(Arkivi AIDSSH-së, Fondi nr. 4, Dosje nr.7) tregon se në prill të vitit 1950 në këtë burg mbahen 98 burra, 66 gra, 36 fëmijë nën 14 vjeç të internuar. Po kjo histori ndëshkimi pasurohet me dëshmitë e të mbijetuarve, të cilët janë prova e gjallë e ekzistencës së këtij burgu çnjerëzor të regjimit totalitar. Ata dëshmojnë se shumë familje që vuanin internimin në Tepelenë u dërguar në vitin 1949 në këtë kamp “me urdhër nga lart”.

Dëshmitë që mblodhëm nga të mbijetuarit e këtij kampi, vizatimet e mrekullueshme të Lek Previzit, dëshmojnë për jetën e keqe me 200 gr bukë në ditë, në burgun e kalasë, rrethuar me mure kur rridhte uji i detit, me shtratin në rrasat e ftohta të gurit, ku mungesa e dritës të verbonte dhe mungesa e higjienës të sëmurte.

Me mbylljen e Porto Palermos, në vitin 1950, të internuarit i rikthyen në kampin e Tepelenës. Për 47 vjet dëshmitarët tanë, udhëtuan nën mbikëqyrjen e Sigurimit të Shtetit dhe policisë se burgjeve, nga një kamp në tjetrin. Ata janë ende mes nesh, dikush 80 e dikush 90 vjeç, na hapën portën e traumës së tyre dhe pohuan atë që narrativat e vjetra mohojnë. Përpjekjet e Lek Pervizit përmes botimeve të kujtimeve mbi Porto-Palermon, grafikat e tij, vizatimet e personazheve, përshkrimet e Vasil Kokalit mbledhur në vite, përputhja e tregimeve të Bibit, Dines, Rudinës, Lekes, që ishin fëmijë në këtë kamp-burg, hedh dritë mbi Porto Palermon e panjohur, larg magjepsjes rrëzëllitëse të ditëve tona.

Ne mund t’i marrim me mend vuajtjet tuaja, përjashtimin shoqëror disa dekadash dhe mallin për vendlindjen, banesën. Ne revoltohemi me padrejtësitë ndaj jush që fëmijë, dhe vetëm mund të përfytyrojmë pafuqinë e dashamirësve për të ndryshuar situatën.

Përtej dhembjes, jemi falënderues për këto rrëfime të forHistoria e ndëshkimit dhe prova e gjallë e ekzistencës Dokumenti i CIA-s, për rrugëtimin e 14 makinave me të internuar Në prill të vitit 1950 në këtë burg mbahen 98 burra, 66 gra, 36 fëmijë nën 14 vjeç të internuar. Dëshmitë e të mbijetuarve ta, se kështu po kuptojmë pak ngapak se si utopite radikale për një të ardhme të mirë, si ato të elitës politike shqiptare, mund të kthehen në ortekë që prodhojnë dhembje e tragjedi.

Kjo është një arsye pse ne vazhdojmë të këmbëngulim, të kthehemi në Porto-Palermo dhe Tepelenë aty ku viktimat, të mbijetuarit kryen pjesën më të ashpër të këtij “udhëtimi” të detyruar në kampe.

PËRKUJTIMI SI AKT PARANDALUES

Përkujtimi është një akt, i cili ndodh në shoqëri dhe ka si gjithmonë një qëllim final atë të njohjes dhe kujtimit të viktimave të sistemeve totalitare. Përkujtimi është një akt jetik për të kuptuar pasojat e tyre tragjike të mekanizmave totalitare dhe për të ndërtuar shoqëri të drejta e paqësore në të ardhmen.

Përmes përkujtimit ne frymëzojmë ndenjën e tolerancës në shoqëri, nxisim ndjeshmërinë ndaj të vërtetës me qëllim për të zbutur hendekun që kanë lënë pas lufta për pushtet dhe përplasjet ideologjike që vijojnë ende në ditët tona, përmes mohimit të së vërtetës.

Krimet e kryera, pas mbarimit të luftës në mënyrë sistematike dhe të organizuar nuk mund t’i normalizojmë sikur s’kanë ndodhur. Përgjatë historisë ka pasur shumë dhunë e vrasje, por asnjëherë në përmasën e atyre të totalitarizmave të modernitetit, ku krimi ishte organizuar në mënyrë të përsosur: disa bënin torturat, disa vrisnin, disa merrnin trupat, disa komandonin makinat që transportonin të burgosurit etj. Ndërsa disa të tjerë ngritën në këmbë makinerinë e propagandës duke tjerrë mashtrime, manipuluar njerëz, duke lavdëruar krimet, duke shkruar historinë ashtu si partia urdhëroi.

Kjo është një ditë që na fton të gjithëve, të mos jemi të pandjeshëm ndaj vuajtjeve, të mos e shohim të kaluarën tonë përmes lenteve të ngushta që na kanë mbetur që pas Luftës së Dytë Botërore në lidhje me kontradiktat e vjetra, si debati mbi rezistencën ndaj pushtuesve, ashtu dhe lufta e paprincip për pushtet.

Historia komplekse që prodhuam 80 vjet më parë vijon të ketë ende reflektime kontradiktore në dinamikën shoqërore dhe politike të vendit edhe sot, grupe të ndryshme e perceptojnë historinë, sipas lidhjes së tyre me forcat e vjetra politike, dhe nuk janë të gatshëm të punojnë për një të ardhme të përbashkët.

Prezenca juaj, dëshmitarë, të mbijetuar, aktivistë të kujtesës është domethënëse për mesazhin që duam të përcjellim mbarë shoqërisë. Një qasje e tillë, e hapur dhe e ndershme ndaj historisë, mbështetur në nderimin ndaj viktimave, krijimin e një narrative mbi ngjarjet historike që shoqëruan regjimin komunist, përfshirë këtu edhe rolin e forcave të ndryshme në luftë, na çon në rrugën e dialogut dhe pajtimit shoqëror.

Duke qenë në krah të viktimës, ne theksojmë rëndësisë e kujtimit të atyre që u dënuan, deportuan, torturuan ose humbën jetën për shkak të përkatësive të tyre politike ose familjare, kuptojmë të kaluarën dhe mësojmë nga gabimet e saj, parandalojnë përsëritjen, dhe nxisim hapat drejt pajtimit dhe tejkalimit të kësaj traume kolektive.

Së fundmi kam një fjalë vlerësimi për familjet që i mbijetuan këtij kampi edhe këtij regjimi. Disa prej jush në mes kujtimeve të këqija te këtij kampi ruajtët në memorien tuaj solidaritetit e banorëve të Himarës, që ju jepnin nga frutat e tokës së tyre. Sot Bashkia e Himarës ju dorëzon një çmim nderimi që përkujton qëndresën tuaj ne këtë kamp internimi dhe në kampet e tjera të diktaturës. Në emrin tuaj, dhe shpirtit të atyre që latë pas në këto kampe i kërkoj Këshillit Bashkiak që në dyert e kësaj kalaje të ketë një pllakat përkujtimor në kujtim të atyre që vuajtën në të.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!