MENU
klinika

Afatet

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet

19.09.2024 - 15:19

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin e parë, kanë të drejtë të kryejnë aplikimet përmes portalit u-Albania.

“Në datat 19–21 shtator fillon raundi i dytë i aplikimeve. Maturantët që u çregjistruan në përfundim të raundit të parë dhe maturantët e tjerë, të cilët nuk patën mundësi të aplikonin, si ata që morën pjesë në provimet e vjeshtës, ata që plotësuan formularin A1-Z etj. Gjatë kësaj faze ata zgjedhin preferencat e tyre për programet e studimit që u ofron universiteti ‘Fan Noli’,” tregon Artur Prifti, drejtor i Kurrikulës në Universitetin “Fan Noli“, Korçë.

Në përfundim të kësaj faze, maturantët që shpallen fitues do të kenë sërish 7 faza 48-orëshe prej 28 shtatorit deri më 7 tetor për t’u regjistruar pranë Universitetit “Fan Noli” në Korçë.

“Pas përfundimit të kësaj faze departamentet përkatëse do të bëjnë renditje e maturantëve sipas kritereve të caktuara, vendoset vija sipas kuotave të ngelura të lira,” shton z. Prifti.

Në këtë raund të dytë aplikimeve dhe regjistrimeve pritet të plotësohen kuotat në shumicën e programeve të studimit që ofron universiteti i Korçës.