Aktorja Olta Gixhari ishte e ftuara e parë e sezonit të pestë në podkast me Mira Kazhanin. Në intervistën e djeshme ajo ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë, dhe se si ajo e ka bërë që të jetë një person me këmbë në tokë, pavarësisht të gjitha sakrificave që i është dashur të bëjë.
E pyetur se a i nevojitej eksperienca në BBV, Olta u përgjigj se për të hoqi dorë nga shumë gjëra. Përjetoi një periudhë të vështirë ku iu desh të shiste biznesin e saj, të zhvendoste jetesën në Spanjë dhe mbi të gjitha të qëndronte 24 orë non-stop me fëmijën.
Sipas saj, për të ka qenë jo e thjeshtë që të ishte një mami me kohë të plotë, me një bebe që qante përgjatë gjithë ditës.
“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes.
Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.
Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë. Kam gjithë jetën që dua ta them, por unë mendoj se një Olta Gixhari ka”, shprehet Olta në promon e intervistës.
Olta tashmë është nënë e dy djemve, ndërkohë që dalja e saj e fundit televizive, ka qenë në edicionin e dytë të Big Brother, ku ajo ishte padyshim një prej konkurenteve dhe vajzave më të forta që janë bërë pjesë e spektaklit.