MENU
klinika

Çfarë ndodh me Tiranën

PD mbledh strukturat/ Kush pritet të jenë 11 drejtuesit e qarqeve

03.09.2024 - 13:14

Partia Demokratike pritet të përcaktojë strategjinë e saj lidhur me protestat, ndërsa brenda javës pritet të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i kësaj partie.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se opozitarët janë të bindur se përballë qeverisë Rama, duhet përballje me protesta.

Sipas burimeve për gazetarin Osman Stafa, një nga kërkesat kryesore të opozitës, pritet të jetë Qeveria Teknike, e cila çon vendin në zgjedhje.

Ideja e nisjes së protestave u hodh edhe këtë të hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentarë të PD-së.

Pas Kryesisë, ditën e premte mblidhet edhe Këshilli Kombëtar, po me këtë fokus, nisjen e stinës së protestave të vjeshtës.

Sipas burimeve në PD, mbetet vetëm të përcaktohet forma dhe mbajtja e protestave. Idetë janë të ndryshme, për mënyrën sesi do të mbahen ato, që nga protestat e vazhdueshme përpara Kryeministrisë, mbajtja e protestave nëpër rrethe, bllokimi i rrugëve etj.

Të gjitha këto ide pritet të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar e më pas, pritet të nisë aksioni i opozitës, 8 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Një tjetër cështje e rëndësishme e cila pritet gjithashtu të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është edhe diskutimi për Drejtuesit Politik të PD-së në 12 qarqet e vendit.

Tirana pritet të ketë 8 drejtues politik. Emrat janë ende në diskutim.

Ndërsa burimet thonë se 11 drejtuesit e 11 qarqeve të tjera, tashmë janë të përcaktuar.

LISTA E DREJTUESVE POLITIKË PËR 11 QARQE

1. Shkodër- Luçiano Boçi
2. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
3. Dibër – Xhelal Mziu
4. Kukës – Flamur Hoxha
5. Durrës – Oerd Bylykbashi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Fier – Gazment Bardhi
8. Korçë – Ivi Kaso
9. Berat – Eno Bozdo
10. Vlorë – Bujar Leskaj
11. Gjirokastër – Tritan Shehu