MENU
klinika

Analisti zbulon skenarin e kryeministrit

Përgatitja për zgjedhjet e 2025/ Pse Rama la deputetët e vjetër në listën e hapur

10.09.2024 - 19:23

Analisti Ben Andoni, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, teksa partitë politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Andoni theksoi se Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë statistika të sakta në lidhje me elektoratin, ndaj edhe kryesocialisti u shpreh se do të lërë deputetët më të vjetër në listën e hapur, pasi sipas analistit, ai është i sigurt se ata do të sigurojnë mandatet.

Sipas tij, do të jetë vetë Rama që do të mbajë peshën kryesore të fushatës elektorale, ndërsa u shpreh skeptik për zhvillimet në kampin e demokratëve, të cilët sipas tij “nuk po mendojnë për zgjedhjet aq sa socialistët”.

“Te PS janë fashitur problematikat e brendshme, pra interesat e individëve të ndryshëm. Interesi primar është fitimi i zgjedhjeve, Rama e ka adresuar qartë këtë. Një pjesë e deputetëve të vjetër kanë zonat e tyre të influencës. Qasja e Ramës është për t’i dhënë frymë PS. PS ka vëzhgime statistikore shumë më të mira se kundërshtarët, ky është një nga gabimet më të mëdha të PD.

Prej këtij vëzhgimi Rama bën edhe relacionin e tij, duke qenë i sigurt se deputetët e vjetër do të sigurojnë mandatin. Ai e di sa vota mund të merren. Terreni është jashtëzakonisht i vështirë dhe një pjesë e PS nuk njihet për bazën, e cila njeh vetëm zotin Rama. Rama nuk e konsideron fare opozitën dhe do të jetë ai vetë që do mbajë peshën kryesore të fushatës.

Njerëzit e PS po mendojnë më shumë për zgjedhjet sesa ata të PD. Në PD më duken më shumë sikur duan të justifikojnë punën individuale, sesa t’i dalin ballë nevojës së demokratëve për të arritur në pushtet. Në momentin që PS do pësojë humbjen e parë përplasjet do jenë të paimagjinueshme mes njerëzve që kërkojnë pushtet.

Me kaq sa ka zgjatur arresti i Berishës unë besoj se procesi do vijojë akoma dhe duket se atë duan ta mbajnë pezull në mënyrë që të tregojnë se realisht drejtësia është e përgatitur, edhe pse në mendimin tim ajo lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh