MENU
klinika

Dëmtohen bizneset dhe bllokohen rrugët

Përkeqësohet moti/ Shirat e dendur përmbysin qytetin

10.09.2024 - 19:00

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë, që Saranda të përmbytej mbremjen e shkuar.

Mosfunksioni i duhur i rrjetit të kanalizimeve ka bërë që uji te vërshojë në një pjesë të bizneseve në rrugën e parë dhë të dytë.

Situata në qytetin mbi kodër u kthye në kaos, ku rrugët u bënë të pakalueshme për shkak se niveli i ujit i kaloi 40 cm.

Saranda vuan gjithmonë sa hërë ka reshje shiu me intensitet të lartë edhe pse logjikisht qyteti ndodhet në një terren disa metra mbi nivelin e detit dhe ndërtimi i tij krijon kushtet që përmbytjet të mos ndodhin kurrë.

Por mesa duket bllokimi i kalaeve kulluese dhe ndërtimi pa kriter bëjnë që qyteti të rrezikohet nga përmbytjet sa herë ka reshje shiu.

Sipas Ndërmarrjes së Shërbimit të qytetit, situata vjen si pasojë e punimeve në rrugën e parë dhe të dytë të qytetit të cilat ende nuk kanë përfunduar.

Punimet janë pjesë e projektit për rehabilitimin e rrugëve të brendshme të qytetit, me financim të fondit Shqiptar të Zhvillimit.